Skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë pikërisht për shkak të kësaj shprehie.

Trendi i ri skandinav në tërësi na ka pushtuar.


Fjala është për mënyrën e veçantë të pirjes së kafesë, e cila, pos që është pije e ngrohtë, sjell edhe shumë më tepër...

Fika është mënyra skandinave e pirjes së kafes, transmeton Telegrafi.

Fjala është për çastet të cilat i marrim vetëm për veten, ngadalësojmë obligimet e përditshme, pa u ngutur ulemi në kafenenë e preferuar dhe shkojnë në vendin më të dashur në shtëpi dhe vetëm kënaqemi me gjërat e bukura në jetë bashkë me një filxhan kafe të mirë.

opt  aboutcom  coeus  resources  content migration  serious eats  drinks.seriouseats.com  images  2012  08  20120818 fika 610 8cd8dbf4e9e74017a292807397acca9d

Nuk është me rëndësi ku dhe kur, nuk është me rëndësi madje edhe se a jeni vetëm apo në shoqëri.

Me rëndësi është që nga ditët e ngarkuara me obligime të ndani kohë për veten, për pushim nga jeta, me kafen tënde të preferuar dhe Kanelbulle (roladë suedeze me kanellë).

Fika ngadalë por sigurt po bëhet simbol i ngadalësimit dhe kënaqjes me gjëra të vogla bashkë me një filxhan të pijes së preferuar.

Në rrugë, në punë, në shtëpi apo në shoqëri të njerëzve me të dashur – fikën thjesht patjetër duhet ta përjetoni.

Suedia gjendet në top tre konsumuesit më të mëdhenj të kafesë në botë (që tejkalohet vetëm nga Finlanda dhe Holanda). /Telegrafi/