LAJMI I FUNDIT:

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Një aeroplan Boeing E-4B në qiell mund të jetë një sinjal ogurzi i dënimit të afërt, pasi është projektuar për t’u vendosur përpara një sulmi bërthamor.

I quajtur ‘aeroplani i fundit të botës’ për shkak të aftësisë së tij për t’i mbijetuar një shpërthimi bërthamor, flota amerikane e aeroplanëve E-4B kanë për qëllim të mbrojnë presidentin dhe zyrtarët e lartë të qeverisë nga një sulm i nivelit apokaliptik.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi të dielën se armët bërthamore janë kërcënimi më i madh për njerëzimin, dhe tha se një luftë bërthamore ‘mund të ndodhë nesër’, transmeton Telegrafi.


Trump, i cili është në krye të rezervës së dytë më të madhe bërthamore në botë, i tha Fox News se përdorimi i kokave ‘përbindësh’ mund t’i japë fund botës, duke shtuar se ‘niveli i shkatërrimit është përtej çdo gjëje që mund të imagjinoni’.

Por Forcat Ajrore të SHBA-së kanë një flotë prej 223 milionë dollarësh aeroplanësh top-sekret që do të shërbejnë si një dhomë e lëvizshme lufte për presidentin dhe zyrtarët e tij të lartë, në rast të një emergjence kombëtare.

Forcat Ajrore aktualisht operojnë katër aeroplanë E-4B, me të paktën një në gatishmëri gjatë gjithë kohës në bazën e Forcave Ajrore Offutt në Omaha, Nebraska.

Ata zakonisht përdoren për të transportuar sekretarin e Mbrojtjes në udhëtime jashtë shtetit, por gjithashtu kanë për detyrë të ndjekin Air Force One në udhëtimet e presidentit jashtë vendit.

Aeroplani ka qenë në funksion që nga Lufta e Ftohtë dhe u siguron udhëheqësve një qendër komandimi dhe kontrolli të mbijetuar, dhe aftësinë për t’i dhënë urdhra ushtrisë në rast të një emergjence kombëtare.

Aeroplanët E-4B kanë aftësi unike që nuk mund të kryhen nga asnjë aeroplan tjetër që përdoret nga Forcat Ajrore.

Të ashtuquajturit aeroplanë të ditës së gjykimit kanë mbrojtje termike dhe bërthamore, dhe janë të aftë t’i rezistojnë shpërthimeve bërthamore, efekteve elektromagnetike dhe sulmeve kibernetike. Ata gjithashtu mund të lëshojnë raketa hakmarrëse.

Mbajnë pajisje speciale dhe kanë aftësinë të komunikojnë me këdo, kudo në botë dhe të mbështesin analistët dhe strategët gjatë fluturimit. E-4B kanë 67 pjata satelitore dhe antena në kupolën e rrezeve, raporton Business Insider.

Aeroplanët e ‘kiametit’ kanë të gjithë tre kuvertë që përfshijnë një dhomë komandimi, sallë konferencash, dhomë informimi, zonë pune në ekip, dhomë komunikimi dhe një zonë të caktuar pushimi me 18 krevat marinarësh.

Fluturaket kanë qëndruar në ajër dhe funksionalë për 35.4 orë në një moment, por ata janë projektuar për të qenë në gjendje të operojnë gjatë fluturimit për një javë të plotë pa pasur nevojë të ulen. E-4B është gjithashtu i aftë të furnizojë me karburant në ajër.

Aeroplanët të quajtur Qendrat Kombëtare të Operacionit Ajror kur janë gjatë fluturimit, operohen nga Skuadroni i Parë i Komandës dhe Kontrollit Ajror të Grupit të Komandës dhe Kontrollit 595.

Ato janë të koordinuara nga Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe janë të vendosura pranë bazës Offutt.

Kur presidenti është në SHBA, një aeroplan i ‘kiametit’ mbahet me motorin e tij të ndezur gjatë gjithë kohës dhe gati 24 orë në ditë.

Nëse presidenti shkon jashtë vendit, E-4B ndjekin dhe njihen për ekuipazhet si ‘Air Force One When It Counts’. Nëse ndodh një emergjencë, një nga katër fluturaket është në gjendje të takohet me Air Force One pothuajse menjëherë.

Forcat Ajrore kanë një flotë prej katër aeroplanësh me Boeing E4, të cilët janë të aftë të operojnë me ekuipazhin më të madh të çdo aeroplani në historinë e Forcave Ajrore të SHBA-së me 112 persona, si personel fluturimi ashtu edhe misioni.

Sekretari i Mbrojtjes do të udhëtojë herë pas here jashtë shtetit me një E-4B dhe do të mbajë konferenca për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Amerika
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kalo në kategori