LAJMI I FUNDIT:

Neymar u ble për 222 milionë euro – por së bashku me kontratën e tij i ka kushtuar PSG-së në total 489 milionë euro

Neymar u ble për 222 milionë euro – por së bashku me kontratën e tij i ka kushtuar PSG-së në total 489 milionë euro
Al Khelaifi dhe Neymar (Foto: Marca)

Paris Saint-Germain kur nënshkroi me Neymar nga Barcelona theu rekord botëror për transferime që qëndron edhe sot, por në realitet brazilian i ka kushtuar klubit më shumë se sa që dihet në opinion.

Barcelona fitoi 222 milionë euro nga PSG, pasi parisienët paguan klauzolën lirimit që ishte në kontratën e tij, por në realitet ky ishte vetëm fillimi i harxhimeve për ta.

Sipas El Mundo, përveç 222 milionë eurove që PSG i pagoi Barcelonës, kontrata që Neymar nënshkroi më 3 gusht 2017, kishte një pagë vjetore bruto prej 43,334,400 euro gjatë pesë sezoneve.


Neymar (Foto: PSG)

Përveç kësaj, nëse ai qëndron në PSG për një sezon të gjashtë, paga e tij do të rritet në 50,556,117 euro.

Në tërësi, kalimi i Neymar në PSG i kushtoi klubit francez një shumë të madhe 489,228,117 euro.

Neymar (Foto: PSG)

Kontrata përfshinte një klauzolë rinovimi për një sezon shtesë (i gjashti) me PSG-në, e ku qëndrimi i Neymar në klub do të ishte deri më 30 qershor 2023 (nëse lojtari vendos të aktivizojë atë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori