Numri i të vdekurve nga të shtënat në një shkollë ruse është rritur në 13 – mediat sjellin të tjera detaje rreth ngjarjes

(E plotësuar) Trembëdhjetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pas të shtënave në një shkollë në qytetin e Izhevsk në rajonin Urale të hënën, kanë thënë autoritetet në Rusi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, shtatë nga viktimat ishin nxënës të shkollës nr.88 në qytet.
Personi i armatosur u vetëvra pas sulmit dhe identiteti i tij aktualisht po përcaktohet. /Telegrafi/
Nëntë të vdekur nga sulmi me armë në një shkollë në Rusi – pamjet tregojnë tmerrin që përjetuan nxënësit dhe stafi
Numri i të vdekurve nga të shtënat në një shkollë në Rusi ka arritur në nëntë – sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja.
Bëhet fjalë për një ngjarje kur një i armatosur thuhet se është futur në një shkollë në Rusinë qendrore dhe ka filluar të shtie me armë, duke lënë gjithashtu disa të tjerë të plagosur, përcjell Telegrafi.
Trupi i sulmuesit, i cili me sa duket u vetëvra, u zbulua nga oficerët, tha policia.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë tmerrin që përjetuan nxënësit dhe stafi i shkollës.
Ndryshe, më herët ishte raportuar se sulmuesi i paidentifikuar hyri në shkollën në Izhevsk, vrau një roje dhe disa nga fëmijët përpara se të qëllonte veten, kanë thënë më herët zyrtarët.
“Ka viktima në mesin e fëmijëve, ka edhe të plagosur”, citohet të ketë thënë guvernatori Alexander Brechalov.
https://twitter.com/firamnews/status/1574320681940144130?s=20&t=gfGmNOSwFLmo1OHZw3lJpA
Shkolla, e cila mëson fëmijët nga klasa e parë dhe e 11-të, është evakuuar dhe mbyllur nga policia.
Izhevsk është një qytet me madhësi mesatare prej 640,000 banorësh, i vendosur në perëndim të maleve Urale, rreth 1 mijë kilometra në lindje të Moskës. /Telegrafi/
Gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në Rusi
Një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur 20 të tjerë nga të shtënat në një shkollë në Rusinë qendrore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi i paidentifikuar hyri në shkollën në Izhevsk, vrau një roje dhe disa nga fëmijët përpara se të qëllonte veten, thanë zyrtarët.
“Ka viktima në mesin e fëmijëve, ka edhe të plagosur”, citohet të ketë thënë guvernatori Alexander Brechalov.
https://twitter.com/houseofNews0/status/1574318920076500994?s=20&t=Vy4DiTnnEd3_MzJMXkjtJg
Shkolla, e cila mëson fëmijët nga klasa e parë dhe e 11-të, është evakuuar dhe mbyllur nga policia.
Izhevsk është një qytet me madhësi mesatare prej 640,000 banorësh, i vendosur në perëndim të maleve Urale, rreth 1 mijë kilometra në lindje të Moskës. /Telegrafi/
















































