LAJMI I FUNDIT:

Nëntë pyetjet që na mundojnë çdo ditë, marrin përgjigje tani

Nëntë pyetjet që na mundojnë çdo ditë, marrin përgjigje tani

Janë pyetje që ne i bëjmë çdo ditë dhe sërish s’kemi kurrë në mendje një përgjigje të saktë

Kësaj here, besojuni ekspertëve dhe dëgjoni ç’thonë ata, shkruan The Independent.

Sa shpesh duhet të lani flokët?


Askush s’ka pse lan flokët çdo ditë. Përpos kësaj, varet dhe nga lloji i lëkurës. Nëse keni lëkurë normale apo të thatë, një ose dy herë në javë është mjaftueshëm.

Sa shpesh duhet të lani dhëmbët?

Shoqata dentare amerikane rekomandon që dhëmbët të lahen dy herë në ditë për dy minuta, ndonëse nuk e specifikojnë në ç’moment të ditës duhet bërë diçka e tillë. Pra për sa kohë bëni një pastrim të mirë përpara se të bini në gjumë, jeni në rregull. Ndërsa flini goja prodhon më pak pështymë, gjë që mund të shkaktojë kavitetet.

Kur është koha më e mirë për të vendosur antidjersë apo deodorant?

Koha ideale është përpara gjumit. Në këtë mënyrë, nëse po përdorni antidjersë, ka kohë të mjaftueshme që kanalet e djersës të mbyllen para se të rinisin të djersijnë në mëngjes. Shumica e antidjersave zgjasin deri në 24 orë, prandaj s’do të keni probleme në punë.

Sa shpesh duhet të laheni?

Shumica prej nesh lahemi shumë shpesh. Dermatologët thonë se duhet të lahemi një herë në 2-3 ditë, në varësi të vendit ku jetoni dhe sa shpesh kryeni aktivitet fizik. Nëse keni lëkurë të yndyrshme më mirë lahuni në darkë.

Sa shpesh duhet t’i pastroni dhëmbët me fije?

Një herë në ditë, ndonëse ka ende dyshime nëse pastrimi i dhëmbëve me fije është shumë efektiv.

Duhet të bëni gargarë?

Bëjeni, por jo menjëherë pas larjes së dhëmbëve. Është në dorën tuaj, jo të gjithë kanë nevojë për ta bërë, citon Anabel.

Sa shpesh duhet të prisni thonjtë?

Kjo ndryshon në varësi të gjatësisë që doni të mbani thonjtë, por një herë në dy javë është e mjaftueshme.

Sa shpesh duhet të pastroni syzet?

Bëjeni rregullisht, të paktën sa herë shihni se syzet janë bërë me njollë. Nuk është e nevojshme të përdorni një solucion për këtë punë, mjafton të përdorni ujë dhe sapun dhe në fund ta pastroni lehtësisht me një material pambuku.

Sa shpesh duhet të ndërroni briskun?

Kjo varet nga lloji i briskut, por nëse ndjeni sikur ju tërheq lëkurën, ka ardhur koha ta ndërroni. Për t’i rritur jetëgjatësinë sigurohuni të lani tehet me ujë të nxehtë pas çdo përdorimi dhe lëreni të thahet natyralisht, në mënyrë që të mos ndryshket. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Zgjatime për shëndetin e shtyllës kurrizore

Zgjatime për shëndetin e shtyllës kurrizore

Aktivitete sportive
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

A e dini se...
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Kalo në kategori