LAJMI I FUNDIT:

Nëntë muaj burg për dy sulmuesit e gazetarit

Nëntë muaj burg për  dy sulmuesit e gazetarit

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi.

I pandehuri Nexhat Dedia është dënuar me pesë muaj burgim, ndërsa i pandehuri i tjetër Labinot Krasniqi është dënuar me katër muaj burgim.

Të dy këta akuzoheshin për kryerjen e veprave penale “kanosja”, “lëndimi i lehtë trupor” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, pasi që të njëjtit më 26 janar 2016 në Vushtrri i kishin shkaktuar lëndim trupor gazetarit, Gazmend Morina.


“Më 20 korrik të vitit 2016, Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Nexaht Dedia dhe Labinot Krasniqi për sulm fizik të bërë ndaj gazetarit Gazmend Morina” bëhet e ditur në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Kujtojmë se gazetari Gazmend Morina, më 26 janar 2016 është rrahur fizikisht me shufra hekuri nga ish-asamblisti i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori