Nënshkruhet Programi për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë 53 milionë euro për sektorin e bujqësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori sot pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit të pagesave direkte.
Me këtë rast, kryeministri Hoti vlerësoi këtë si një ngjarje të rëndësishme për gjithë sektorin bujqësor edhe për të gjithë ata që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të bujqësisë.
“Besoj është ndër zhvillimet kryesore që ndodh gjatë vitit dhe më vjen mirë që keni një bashkëpunim të mirë me ministrin e Bujqësisë në këtë drejtim. Unë jam vërtet sot i nderuar të jem vetëm prezent gjatë ceremonisë të nënshkrimit të programeve nga ana e ministrit të Bujqësisë, të cilat besoj që keni pas mundësi t’i diskutoni së bashku, të jeni plotësisht të njoftuar në dizajnimin e programit, e pastaj në zbatimin në praktikë të atyre programeve”, tha Hoti, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Hoti tha se këtë vit kjo çështje është e rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh kushte nëpër të cilat kemi kaluar gjatë këtyre tre -katër muajve të fundit si rezultat i pandemisë, ku bujqit, fermerët kanë kaluar në një periudhë të vështirë, ku kulturat bujqësore të hershme në pranverë pothuajse kanë shkuar krejt pa pasur mundësi të dalin në treg, e pastaj edhe për shkak të të reshurave të fundit, breshrit etj.
“Plot bujq gjithandej nëpër Kosovë janë dëmtuar bukur shumë. Kur përballemi me situata të tilla, kur shoqëritë, ekonomitë izolohen plotësisht, e shohim sa e rëndësishme është që ne të kemi prodhues dhe bujq vendor dhe të kemi kapacitete vendore që ne të plotësojmë nevojat”, tha ai.
Hoti po ashtu bëri publik qëndrimin e qeverisë që është edhe pjesë e Programit Qeverisës për mbështetjen dyfish më të madhe të sektorit të bujqësisë nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike.
“Kjo që nënshkruani sot është pjesë e buxhetit të rregullt të Ministrisë së Bujqësisë për programin bujqësor, ndërkaq sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës të cilin e kemi kaluar në Qeveri tash shpejt, në kuadër të Fondit që është 384 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike si ndihmë bizneseve, qytetarëve dhe bujqve, pjesa e bujqësisë do të ketë një përkrahje të konsiderueshme në ato masat që besoj i keni pa në programin tonë për rimëkëmbje ekonomike”, deklaroi ai.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa tha se përkrahja e bujqësisë dhe zhvillimit rural siguron qëndrueshmëri financiare, rritje të aktivitetit biznesor dhe përfitime socio-ekonomike, jo vetëm për bujqit dhe banorët në zona rurale, por për të gjithë shoqërinë, ekonominë dhe shtetin e Kosovës.
“Janë këta fermerë dhe këto agro-biznese që prodhojnë ushqimin tonë, nga toka jonë, për familjet tona”, tha ministri Mustafa, duke shtuar se në shërbim të fermerëve dhe agro-përpunuesve, MBPZHR ofron dy programe përkrahëse dhe zhvillimore: Programin për Zhvillimin Rural dhe Programin për Pagesat Direkte.
Më tej, ministri Mustafa tha se me një buxhet ekzistues gjithsejtë 53 milionë euro, këto dy programe do të ofrojnë një injektim financiar më se të nevojshëm për likuiditetin dhe zhvillimin e fermerëve dhe agro-përpunuesve tanë, veçanërisht gjatë këtij viti mjaft sfidues për bujqësinë si pasojë e pandemisë me COVID-19.
“Duke theksuar të vetëdijshëm për sidat dhe dëmet financiare që ka shkaktuar OVID—19 për sektorin e bujqësisë, me angazhimin dhe miratimin personal të kryeministrit Hoti, bujqësia do të përfshihet me një shumë substanciale, në formë të subvencioneve, në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, që pritet të miratohet dhe zbatohet së shpejti”, tha ministri Mustafa. /Telegrafi./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët