Në vlerë prej 37.2 milionë euro, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
Në ceremoninë e mbajtur sot, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se partneriteti me Bankën Botërore është thelbësor për zbatimin e shumë projekteve kyçe në vend dhe se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm.
“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja që kanë për synim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm.
Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë granti prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projektit ‘Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë’ si dhe 18.6 milionë euro kredi e 2 milionë dollarë grand për ‘Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës’.
Pra, projekti i parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK, forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor si dhe ndërthurjes së praktikave më të mira për sigurim të cilës së shërbimeve te ofruara dhe ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Ndërsa projekti i dytë ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë së hershme, përmes hartimit të legjislacionit dhe krijimit të infrastrukturës adekuate”, tha Murati.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se përmes këtij projekti, MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.
“Sot si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor.
Përmes këtij projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe Qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, tha Vitia.
Se këto projekte janë të rëndësishme për qytetarët e vendit, e tha edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Ajo ka shtuar se ky projekt do të përmirësojë akcesin në arsim cilësor dhe do të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmjet përfshirjes edhe në edukimin e hershëm pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet.
“Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët….Besojmë që kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të fëmijëve tanë qysh në fazat e para të jetës së tyre. Investimi në edukimin e hershme është një investim në të ardhme e vendit tonë pasi formon bazën për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe sociale.
Edhe marrëveshje e financimit për projektin do të na lejojë të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh sfondin nga ata vinë, gjendja socio ekonomike dhe rrethanat e tjera. Ky projekt do të përmirësoj akcesin në arsim cilësor dhe do të siguroj që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmjet përfshirjes edhe në edukimin e hershme pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet”, tha Nagavci.
Ndërkaq, Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.
“Këto projekte synojnë të përmirësojnë shkollimin e fëmijërisë së hershme dhe për kujdesin dhe për kapitalin njerëzor që është shumë e rëndësishme, është një rol kryesor për gjithëpërfshirje. Kjo demonstron një përkushtim të ndihmohet Kosova…Po ashtu do të mbështet vendimmarrjet në kohën reale, sidomos sektorin që është i rëndësishëm e-shkollimin, sidomos për zhdukjen e analfabetizmit”, ka thënë Paolucci. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mbush dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë