LAJMI I FUNDIT:

Nëna ndjek me shapka vajzën në një emision televiziv në Turqi

Nëna ndjek me shapka vajzën në një emision televiziv në Turqi

Një nënë turke në një program televiziv duke thënë se vajza e saj kishte një lidhje me një burrë të martuar, pati një krizë nervore kur u përball me të bijën në transmetim direkt.

E ëma, e cila nuk i kontrollonte dot nervat në transmetim, e ndoqi vajzën e saj në studio me shapka.

E ëma, e cila aplikoi në programin e Esra Erolit të transmetuar në ekranet e ATV-së, kërkoi ndihmë duke thënë se vajza e saj, Gamze kishte një lidhje me Erdi Harmancin.


Duke dëgjuar se vajza e saj nuk do të kthehej, nëna tha se “Unë nuk kam një fëmijë të tillë”.

Kur Gamze iu përgjigj nënës së saj duke i thënë “Hajde, mirupafshim”, studioja u hutua. E ëma, e zemëruar nga fjalët e së bijës, pësoi një krizë nervore.

Nëna e shqetësuar nga qëndrimet e së bijës dhe Erdi Harmancı, e ka ndjekur me shapka të bijën në studio. /Telegrafi/