Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillim të ndeshjes mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut nga Korça.

Tanimë lojtarët e skuadrës shqiptare kanë marrë rrugë për në stadiumin e qytetit në Beograd.


Futbollistët shqiptarë janë duke u shoqëruar nga policë të shumtë serbe dhe disa policë nga Shqipëria që kanë udhëtuar drejt Beogradit.

Ndeshja pritet të jetë me tensione të mëdha marrë parasysh rivalitetin ndër vite të dy shteteve.

Ka qenë emisioni ‘Procesi Sportiv’, që ka publikuar disa fotografi nga udhëtimi i futbollistëve drejt stadiumit. /Telegrafi/

23172468 1653869944674463 3339686063510446921 n

23167699 1653869928007798 5964074057216758136 n

23031379 1653869968007794 942084628501999384 n

22894185 1653870018007789 1215188564959819208 n

telegrafi sport app