Negociatat me Honda dështuan: Investitorët e rinj potencialë në Nissan dolën menjëherë!

Honda dhe Nissan ishin në prag të bashkimit në një kompani të madhe, por negociatat nuk dhanë rezultatin e pritur.
Dy prodhuesit e makinave njoftuan në dhjetor se po shqyrtonin mundësinë e bashkimit. Në muajin shkurt, ata duhej të paraqisnin një plan për negociatat e mëtejshme.
Qëllimi i kompanive për të bashkuar forcat shihej si një përpjekje për të mbajtur hapin me prodhuesin amerikan të automjeteve Tesla dhe kompanitë kineze në tregun e automjeteve elektrike.
Drejtori ekzekutiv i Hondës deklaroi në dhjetor se nuk bëhej fjalë për shpëtimin e Nissanit, i cili vitin e kaluar shkurtoi mijëra vende pune pas një rënieje të mprehtë të fitimeve në gjysmën e parë të vitit.
Sipas mediave lokale, negociatat dështuan sepse ideja e Hondës ishte ta shndërronte rivalin e dobësuar në një degë të saj, në vend që të krijonin një kompani të re holding siç ishte planifikuar fillimisht. Honda dhe Nissan deklarojnë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e automjeteve elektrike.
Bloomberg raporton se kompania amerikane e investimeve KKR po shqyrton mundësinë e investimit në Nissan. Prodhuesi japonez po kërkon një partner të ri dhe preferon një aleat nga sektori i teknologjisë, mundësisht me seli në SHBA. KKR është tashmë i pranishëm në Japoni, përmes investimeve në furnizuesin e pjesëve të automjeteve Marelli Holdings. Përfaqësuesit e KKR dhe Nissan kanë refuzuar të komentojnë spekulimet.
Prodhuesi tajvanez i iPhone, Hon Hai Precision Industry, i njohur më mirë si Foxconn, gjithashtu është i interesuar për Nissan. Presidenti Young Liu deklaroi më herët këtë javë se Foxconn është i hapur për të blerë 36 për qind të aksioneve të prodhuesit francez të automobilave Renault në Nissan. Sipas tij, Foxconn dëshiron të hyjë në partneritet me Nissan-in, por jo ta marrë plotësisht kontrollin e prodhuesit japonez të automjeteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

Zgjedhjet në Gjermani, çfarë pritet të ndodhë në industrinë e automobilave?

Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R
Nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2 sekonda: Tesla Model S Plaid thyen rekorde
Kështu do të duket BMW X1 i ri (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame