“Nuk e meritoni asnjëri”. Kështu kishte shkruar një qytetar i pakënaqur në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor.
Pakënaqësinë që kanë me skenën politike në Kosovë, një pjesë e madhe e qytetarëve e shprehën duke i shkarravitur fletëvotimet ose duke i lënë të zbrazëta.
Mbi 65 mijë persona qoftë nga mos dija se si votohet, qoftë nga pakënaqësia, i bënë të pavlefshme. Ndërsa 6 mijë të tjerë nuk i plotësuan fare.
Gazeta Fjala ka kalkuluar numrin e fletëvotimeve të pavlefshme në tërë komunat e Kosovës, në zgjedhjet e para tri javëve, duke nxjerrë kështu në total numrin e përgjithshëm të tyre në nivel vendi.
72 mijë e 143 është totali i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
“Numri i votave të pavlefshme në të gjitha komunat e Kosovës është 65 mijë e 373 vota, ndërsa numri i fletëvotimeve të zbrazëta në të gjitha komunat e Kosovës është 6 mijë e 770”, thuhet në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që ka publikuar Komisioni Qendror Zgjedhor në sajtin e tyre.
Komuna që prinë me numrin e fletëvotimeve të pavlefshme është Prishtina me 6 mijë e 753 vota të pavlefshme dhe 739 të zbrazëta, e që ndiqet nga Prizreni me 5,202 vota të pavlefshme për zgjedhjet e fundit.
Komuna që ka më së paku vota të pavlefshme është ajo e Mamushës, ku numri i tyre është vetëm 93, që pasohet nga komuna e Kllokotit me 140 vota të pavlefshme.
Në këto zgjedhje edhe numri i fletëvotimeve që janë lënë të zbrazëta, ka qenë i madh. Vetëm në Prizren numri i tyre arrin në 829.
Burjani: Fletëvotimet e pavlefshme janë bërë me qëllim
Në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se janë duke e analizuar se pse është një numër kaq i madh i këtyre fletëvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se pas analizës së tyre do të dihet më shumë se pse ka ardhur deri te votat e pavlefshme.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas çdo procesi zgjedhor analizon aspektet e tij. Në këtë drejtim ne do të shohim edhe natyrën e pavlefshmërisë së votave. Pra, do të dihen më shumë arsyet se përse ka ardhur deri tek votat e pavlefshme”, ka thënë Elezi.
Ndërkohë, njohës të procesit zgjedhore thonë se fletëvotimet e pavlefshme janë bërë me qëllim e jo nga mosdijenia, pasi që qytetarët nuk kanë dashur të votojnë.
“Mendohet se fletëvotimet janë të pavlefshme për shkak të jo edukimit të mirë të votuesve, mirëpo kësaj here ka pas shumë edukues dhe informues se si votohet andaj mund të ndodhë që edhe votuesit nuk kanë dashur të votojnë, e për këtë arsye ka pas shume fletvotime te pavlefshme”, ka thënë Burjani.
Në zgjedhjet e kaluara mbi 100 mijë fletëvotime të pavlefshme
Numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara. Madje në zgjedhjet lokale që ishin mbajtur më 3 nëntor të 2013, numri i tyre arrinte mbi 100 mijë sosh.
Për këtë analistës kishin fajësuar KQZ-në dhe partitë politike, të cilat nuk kishin bërë informimin e duhur të qytetarëve rreth procedurës së votimit, por kishin thënë se këto fletëvotime kanë mundur të jenë edhe rezultat i gabimeve të qëllimshme.
Publisicisti Astrit Gashi kishte thënë për media se arsyeja pse kishte pasur numër kaq të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ishte se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në veçanti partitë politike nuk kishin bërë një fushatë aktive të informimit të qytetarëve për mënyrën e votimit – posaçërisht për votimin për asamble.
Sipas Gashit, shumë qytetarë ishin hutuar duke votuar disa prej kandidatëve për këshilltarë të komunës, ndërsa do të duhej të votonin vetëm një.
Ndryshe në zgjedhjet e 22 tetorit për të zgjedhur përfaqësusesit e tyre lokal, të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 890 mijë e 952 persona. /GazetaFjala/
Fletëvotimet e pavlefshme sipas komunave
Deçan
Fletëvotime të vlefshme 15 mijë e 279
Të pavlefshme 1 mijë e 248
Të zbrazëta 38
Gjakovë
Të vlefshme 40 mijë e 282
Të pavlefshme 3 mijë e 243
Të zbrazëta 352
Gllogovc
Të vlefshme 21 mijë e 777
Të pavlefshme 2 mijë e 747
Të zbrazëta 230
Gjilan
Të vlefshme 42 mijë e 854
Të pavlefshme 3 mijë e 518
Të zbrazëta 496
Dragash
Të vlefshme 14 mijë e 19
Të pavlefshme 797
Të zbrazëta 134
Istog
Të vlefshme 19 mijë e 164
Të pavlefshme 1 mijë e 161
Të zbrazëta 230
Kaçanik
Të vlefshme 15 mijë e 182
Të pavlefshme 1 mijë e 347
Të zbrazëta 71
Klinë
Të vlefshme 17 mijë e 261
Të pavlefshme 1 mijë e 361
Të zbrazëta 157
Fushë Kosovë
Të vlefshme 14 mijë e 477
Të pavlefshme 1 mijë e 292
Të zbrazëta 88
Kamenicë
Të vlefshme 16 mijë e 825
Të pavlefshme 1 mijë e 352
Të zbrazëta 104
Mitrovicë
Të vlefshme 28 mijë e 463
Të pavlefshme 2 mijë e 925
Të zbrazëta 268
Leposaviq
Të vlefshme 7 mijë e 390
Të pavlefshme 866
Të zbrazëta 137
Lipjan
Të vlefshme 26 mijë e 827
Të pavlefshme 2 mijë e 386
Të zbrazëta 277
Novobërdë
Të vlefshme 5 mijë e 13
Të pavlefshme 436
Të zbrazëta 56
Obiliq
Të pavlefshme 11 mijë e 416
Të vlefshme 1 mijë e 152
Të zbazëta 242
Rahovec
Të vlefshme 21 mijë e 874
Të pavlefshme 1 mijë e 709
Të zbrazëta 202
Pejë
Të vlefshme 41 mijë e 602
Të pavlefshme 2 mijë e 781
Të zbrazëta 190
Podujevë
Të vlefshme 36 mijë e 374
Të pavlefshme 3 mijë e 424
Të zbrazëta 215
Prishtinë
Të vlefshme 81 mijë e 906
Të pavlefshme 6 mijë e 753
Të zbrazëta 739
Prizren
Të vlefshme 62 mijë e 277
Të pavlefshme 5 mijë 202
Të zbrazëta 829
Skenderaj
Të vlefshme 15 mijë e 706
Të pavlefshme 1 mijë e 455
Të zbrazëta 123
Shtime
Të vlefshme 11 mijë e 976
Të pavlefshme 1 mijë e 84
Të zbrazëta 127
Shtërpcë
Të vlefshme 7 mijë e 311
Të pavlefshme 516
Të zbrazëta 5
Suharekë
Të vlefshme 27 mijë e 84
Të pavlefshme 1 mijë e 904
Të zbrazëta 254
Ferizaj
Të vlefshme 46 mijë e 984
Të pavlefshme 4 mijë e 479
Të zbrazëta 372
Viti
Të vlefshme 19 mijë e 378
Të pavlefshme 1 mijë e 669
Të zbrazëta 172
Vushtrri
Të vlefshme 28 mijë e 841
Të pavlefshme 2 mijë e 662
Të zbrazëta 269
Zubin Potok
Të vlefshme 3 mijë e 407
Të pavlefshme 480
Të zbrazëta 6
Zveqan
Të vlefshme 3 mijë e 753
Të pavlefshme 465
Të zbrazëta 38
Malishevë
Të vlefshme 20 mijë e 751
Të pavlefshme 1 mijë e 854
Të zbrazëta 116
Junik
Të vlefshme 2 mijë e 487
Të pavlefshme 131
Të zbrazëta 10
Mamushë
Të vlefshme 2 mijë e 519
Të pavlefshme 93
Të zbrazëta 1
Hani i Elezit
Të vlefshme 4 mijë e 709
Të pavlefshme 278
Të zbrazëta 29
Graqanica
Të vlefshme 7 mijë e 742
Të pavlefshme 1 mijë e 41
Të zbrazëta 23
Ranillug
Të vlefshme 2 mijë e 912
Të pavlefshme 280
Të zbrazëta 24
Partesh
Të vlefshme 2 mijë e 386
Të pavlefshme 298
Të zbrazëta 6
Kllokot
Të vlefshme 2 mijë e 201
Të pavlefshme 140
Të zbrazëta 30
Mitrovica e Veriut
Të vlefshme 7 mijë e 325
Të pavlefshme 841
Të zbrazëta 110.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Taravari, Ahmetit: 22 vjet ishe në pushtet, s’ndërtove asnjë rrugë që lidhë Maqedoninë me Kosovën!
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit