Në Bashkimin Evropian presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë – Serbi, në nivel të kryenegociatorëve, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar si Besnik Bislimi nga Kosova, ashtu edhe Petar Petkoviq nga Serbia.
Megjithatë, sipas tyre, ka pasur tentime prej të dyja palëve që të ndërhyjnë në agjendën e përgatitur për takime.
Prandaj, sipas tyre, nëse nuk do të ndodhë takimi trepalësh, atëherë fajin do ta kenë të dyja palët, raporton REL.
Më herët gjatë së premtes, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka thënë se ka pranuar pjesëmarrjen në një takim trepalësh, të caktuar për 17 shtator, dhe që Serbia e ka refuzuar atë.
Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bislimi ka thënë se Kosova e ka pranuar takimin sipas një agjende të përcaktuar nga ndërmjetësuesi, ndërsa Serbia ka tentuar të përcaktojë agjendën “kryesisht për konsum të brendshëm politik”.
Bislimi e ka ftuar të dërguarin evropian për dialogun mes dy palëve, Miroslav Lajçak që të hedhë poshtë ato që i ka konsideruar dezinformata të mediave lokale serbe, nëpër të cilat, ai ka thënë se është raportuar kinse Kosova e ka refuzuar takimin.
Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që palët bëjnë propozimet që kundërshtohen nga pala tjetër.
Nuk përjashtohet mundësia që të mos ketë takim trepalësh të martën, por vetëm takime bilaterale të të dyja delegacioneve me diplomatin Lajçak.
Kështu ka ndodhur shpesh edhe në të kaluarën kur palët nuk janë pajtuar të takohen.
Lajçak ka zhvilluar takime në ditët e fundit në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim të përgatitjes për rundin e ardhshëm të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.
Palët dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
Dialog i nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është mbajtur që një vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë