LAJMI I FUNDIT:

Në testin e maturës këtë vit kalueshmëria më e ulët, ekspertët flasin për shkaqet e rezultatit

Në testin e maturës këtë vit kalueshmëria më e ulët, ekspertët flasin për shkaqet e rezultatit

Gati 10% më pak maturantë e kanë kaluar testin e maturës këtë vit. Ministria e Arsimit thotë se kjo vije për shkak se e kanë rritur mbikëqyrjen, ndërsa me këtë nuk pajtohen njohësit e fushës së arsimit. Gjithashtu 270 nxënës u përjashtuan nga ky test.

64.6% maturantëve e kanë kaluar testin e maturës në pjesën e parë. Kjo është dukshëm më e ulët, krahasuar me vitin paraprak, ku këtë test e kishin kaluar pak mbi 73%.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se ky rezultat vije pas që janë shtuar masat e monitorimit të testit.


“Është një lajm i mirë që këtë vit kemi pothuajse një test të maturës i cili ka qenë më i suksesshmi në monitorimin dhe mbarëvajtjen e tij, pra edhe kjo është arsyeja që na bën që sot të jemi më mirë në krahasim me shumë periudha që ka pas kontestime të mëdha për testin e maturës’’, deklaroi Shyqiri Bytyqi.

Por, njohësit e çështjeve që kanë të bëjnë me arsimin në vend, mendojnë ndryshe.

Armend Muja thotë se përqindja e kalueshmërisë, është trend në rënie, vit pas viti.

“Është ekuacion i cilësisë së dobët në mësimdhënie, përmbajtja e kurrikulës…Mësimdhënia zhvillohet me mjete pothuajse primitive. Nuk ka mjete të konkretizimit. Dhe një rol në këtë çë3shtje ka edhe cilësia e administrimit nëpër shkolla”, tha për RTV Dukagjinin, Armend Muja

Ministri i Arsimit, ​tha 270 nxënës janë larguar nga Test i Maturës për shkak të përdorimit të telefonave. Gjithashtu Tha se janë 5 administrues që janë përjashtuar përjetësisht nga pjesëmarrja në Testin e Maturës dhe janë dënuar me 300 euro dënim shtesë, si dhe 3 administratorë janë dënuar me mos ushtrim të Testit të Maturës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Lajme
Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Lajme
Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Lajme
Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Lajme
Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Lajme
U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

Lajme
Kalo në kategori