LAJMI I FUNDIT:

Në Tabanoc pritet deri në 20 minuta për dalje nga Maqedonia

Në Tabanoc pritet deri në 20 minuta për dalje nga Maqedonia

Në kalimin kuftiar “Tabanoc” për shkak të frekuencës së zmadhuar të automjeteve pritet nga 15 deri në 20 minuta për dalje nga shteti.

Tek kalimet tjera kufitare, sipas informacioneve të Lidhjes Auto-moto e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shtetit, ndërsa ky informacion vlen vetëm për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LAMM informojnë se intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të lejuar dhe respektimin e sinjaleve në komunikacion. /Telegrafi/