Në Spitalin e Gjakovës funksionalizohet shërbimi i Testit të Stresit Kardiak

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se ka funksionalizuar shërbimin e Testit të Stresit Kardiak (Ergometrisë), duke ofruar kështu një mundësi të re diagnostikuese për pacientët me probleme kardiovaskulare, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këtë ekzaminim mund të caktojnë termin pranë spitalit, ku testi realizohet nga personel i specializuar dhe me pajisje moderne diagnostike.
Ky shërbim i ri konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit kardiologjik dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve të zemrës, duke lehtësuar qasjen e pacientëve në trajtime të avancuara brenda institucionit shëndetësor të qytetit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































