LAJMI I FUNDIT:

Në shtatë zona të Stambollit do të rinumërohen votat

Në shtatë zona të Stambollit do të rinumërohen votat

Komisioni Zgjedhor në Turqi vendosi të ketë rinumërim të votave në shtatë nga 39 zonat e Stambollit.

Numërimi fillestar i votave të zgjedhjeve lokale tregoi se kandidati kryesor i opozitës ishte në epërsi të ngushtë.

Mirëpo Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan, e kundërshtoi rezultatin zgjedhor në Stamboll dhe Ankara pasi humbi kontrollin në këto dy qytete kryesore të Turqisë.


Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, mirëpo rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretenduar fitore.

Gazetat pro-qeveritare të mërkurën thanë se kishte pasur një konspiracion kundër Turqisë në zgjedhjet lokale.

Gazeta Star e krahasoi rezultatin me një përpjekje grushti shteti të vitit 2016 dhe protestat kombëtare më 2013, përcjell rel.

“Kush e organizoi grushtin e shtetit në kutinë e votimit”, ishte titulli i faqes së parë në Star. “Ata donin të merrnin vullnetin kombëtar përmes vjedhjeve të organizuara dhe metodave të mashtrimit”, shtoi ajo.

Presidenti Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke, prej kur ka ardhur në pushtet 16 vjet më parë, dhe ka udhëhequr këtë shtet me masa secilën herë më të ashpra, ka bërë fushatë intensive gjatë dy muajve të fundit për votimet e së dielës, të cilat i ka cilësuar si “çështje të mbijetesës” për Turqinë.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori