Kryesisht shkruaj gjatë e për këtë më kritikojnë shpesh e shumë. Kësaj radhe do të shkruaj shkurt, jo për shkak të kritikëve, por prej thjeshtësisë së argumentit.
Ngasja më vjen për t’i hedhur këto radhë prej një debati të dokohshëm e herë pas here të ripërsëritur mbi etninë dhe kombësinë e shqiptarëve. Ky sfond ka mbërritur edhe në një zgrip të tillë kur analizë pas analize, deklaratë pas deklarate, e politikan pas politikani, krijohet rrokopujë mendimore e një përplasjeje mes Shqipërisë dhe Kosovës.
I vihet kapaku gjithë kësaj stisjeje, kur dikush flet me rivelacionizëm se ka ardhur koha që Kosova ta fitojë pavarësinë nga Shqipëria. Pyetja themelore që më vërshon nga çdo neuron, rruazë e bardhë dhe e kuqe, e nga çdo por i trupit tim është: Çfarë përfaqëson për ne shqiptarët, të gjithë shqiptarët, nga Kosova në Çamëri, nga Maqedonia në Mal të Zi, nga Shqipëria në diasporë, 28 nëntori 1912? Për pak muaj, pra, më 28 nëntor 2023, ne shqiptarët e kudondodhur e ngado qofshim, do të festojmë 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të cilën e kemi edhe ditën e flamurit tonë kombëtar.
Akti themelues i Shqipërisë së pavarur dhe ngritësi i flamurit kombëtar në Vlorë, Ismail Qemali, në atë 28 nëntor 1912, nuk përmbylli as çështjen e as aspiratën kombëtare të shqiptarëve. Shqipëria që u mëvetësua, nuk i dha fund as luftës, as idealeve e as ëndrrës së shqiptarëve për të qenë një ditë bashkë dhe nën të njëjtin shtet. As Ismail Qemali, as qeveria e tij e përkohshme, as të gjitha aktet politike e ligjore, as qeverisjet a sistemet e llojllojshme, as Kushtetutat e ndryshme që ka pasur Shqipëria deri te kjo e fundit (jemi vend kampion për sa herë e kemi ndryshuar apo amenduar Kushtetutën në këto tri dekada), nuk e kanë krijuar shqiptarin si kombësi.
Shqiptari ka qenë ngahera edhe para edhe pas 28 nëntorit 1912. Nuk njoh, nuk kam lexuar e as kam dëgjuar për ndonjë shqiptar që ka luftuar, punuar, sakrifikuar, dhënë apo dedikuar jetën për ndonjë projekt a ideal tjetër, përveçse asaj të aspiratës kombëtare të shqiptarëve, para a pas 28 nëntorit 1912 – përveç atyre pak kombmohuesve që shkonin pak vite më parë të luftonin nën flamurin e zi të ISIS-it.
Çdo hero, mendimtar, veprimtar, luftëtar, që jetën e tij e ka dhënë ose vënë në gatishmëri para dhe pas 28 nëntorit 1912, gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore, kundër diktaturave komuniste e pushtimeve që kanë pësuar shqiptarët dhe trojet e shqiptarëve, kur u krijua shteti i Kosovës, kur u rrëmbyen armët dhe u luftua nën siglën e UÇK, etj., e ka bërë vetëm nën një projekt e ideal, atë të aspiratës kombëtare të shqiptarëve.
Shqipëria e mëvetësuar më 28 nëntor 1912, nuk ishte përmbyllja, por veçse e vetmja arritje e mundshme nga ne shqiptarët asokohe nën kontekstin gjeopolitik dhe historik që ekzistonte, e si e tillë ishte hapi apo etapa e parë e ngjizjes së aspiratës kombëtare të shqiptarëve. Shqipëria e mëvetësuar nuk u bë shteti i etnisë shqiptare që me Kushtetutë krijoi kombin e shqiptarëve, duke i dhënë fund çështjes së shqiptarëve. Shqipëria e mëvetësuar u bë vetëm fitorja e parë dhe e mundshme e shqiptarëve atëbotë deri kur u mbërrit në vitin 1999, i cili solli një tjetër fitore të madhe të shqiptarëve, çlirimin e Kosovës.
Më tej, 17 shkurti 2008, me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e konsolidoi këtë fitore të shqiptarëve, duke krijuar një shtet të dytë për ta, i cili shënoi edhe një etapë të dytë gjeostrategjike dhe historike të veprimtarisë dhe arritjeve në funksion të realizimit të aspiratës kombëtare të shqiptarëve. Ajo çka ka qenë ngahera e pandashme, e palëvizshme, e patjetërsueshme për çdo shqiptar, qoftë prej Kosovës a Çamërisë, Malit të Zi a Maqedonisë, Shqipërisë a diasporës, është harta e plotë identitare kombëtare. Kjo hartë e ka mëkuar e ndërtuar etninë dhe kombësinë shqiptare si tërësi. Kjo hartë ka qenë edhe udhërrëfyesja e Kushtetutës themeltare të pashkruar, por të gjithëditur e gjithëpranuar, të krijimit dhe ngritjes së aspiratës kombëtare të shqiptarëve. Nuk kanë qenë hartat shtetërore, e as Kushtetutat shtetërore të shteteve ku kanë jetuar apo që kanë sot shqiptarët, krijuese të kombësisë. Shqipëria dhe Kosova si shtete të mëvetësuara, nuk thërrasin për besnikëri ndaj tyre shtetërisht, duke e ngritur këtë si një paradigmë që e vendos arsyen e shtetit përmbi arsyen e kombit. Përkundrazi. Besnikëria ndaj shteteve përkatëse është plotësuese dhe udhërrëfyese për arsyen e kombit.
Kjo besnikëri kërkon luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, hajnisë, harbutërisë, padrejtësisë, diskriminimit, injorancës, padijes, varfërisë, klientelizmit, nepotizmit, partiakësisë, autoritarizmit, e kështu me radhë. Kjo besnikëri kërkon luftë e përpjekje vendimtare për ndërtimin e lartësimin në standardet më të mira perëndimore të shtetit të së drejtës, demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Kjo besnikëri nuk fton në abrogimin e shqiptarizmës si projekt kombëtar, duke e konsideruar si kategori jokushtetuese. Britania e Madhe nuk ka Kushtetutë, e më vështirë akoma, nuk ka vetëm një etni a kombësi. Ama e ka krijuar britanikun si projekt dhe aspiratë. Ngase ata janë etni e kombësi të ndryshme, për ta krijuar Britanikun, kanë bërë edhe shumë luftëra e ushtruar shumë dhunë ndër veti.
Ne shqiptarët kemi dy shtete, dy kushtetuta, por jo dy projekte. E, ne nuk jemi në nevojë as për luftë, as për dhunë, as për ndërvarësi, as për pavarësim, apo paternalizëm ndaj njëri-tjetrit. Sepse ne jemi natyralisht – një. Projekti ynë i njëjtë, aspirata jonë kombëtare shqiptare, është Kushtetuta e pashkruar, që mbivlen dy kushtetutat e shkruara. Braktisësit e këtij projekti janë në lirinë dhe të drejtën e tyre, por le ta themi haptazi se gjithfarë ideje a nisme për një projekt të ri për një komb kosovar me arsyetim respektimin e germës së një Kushtetute, është dritëshkurtësi e kundërshti e fortë ndaj aspiratës kombëtare shqiptare. Nuk është në kulturën time të shpall armiq e tradhtarë, e nuk është fare ky qëllimi i këtyre radhëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë