LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri arrijnë edhe mbi 11,000 vaksina Pfizer/BioNTech

Në Shqipëri arrijnë edhe mbi 11,000 vaksina Pfizer/BioNTech

Në Shqipëri arritën të hënën edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, bëri të ditur kryeministri i këtij vendi, Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama tha se doza të tjera vaksinash do të arrijnë çdo javë, në bazë të kontratave të lidhura.

“Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 milion vaksinime”, shkroi Rama në Facebook, pa dhënë detaje se prej ku kanë arritur dozat e fundit.


Shqipëria ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të muajit janar, duke u dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë.

Më 28 mars, vendi ka nisur vaksinimin masiv, fillimisht në Tiranë, për të vazhduar më pas në qytete të tjera.

Deri më 9 maj, Shqipëria ka administruar 600,000 vaksina.

Shqipëria ka siguruar vaksina edhe nga prodhuesi anglo-suedez AstraZeneca, si dhe nga Rusia dhe Kina.

Të gjitha këto vaksina duhet të jepen në dy doza për të qenë sa më efektive.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhënat për pandeminë në të gjithë botën, Shqipëria ka regjistruar mbi 131,000 raste me koronavirus dhe 2,416 viktima.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Kalo në kategori