Asociacioni i studentëve të punës sociale organizon Kongresin e pestë rajonal të studentëve të punës sociale që do të mbahet në Fakultetin filozofik në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në kongres, studentë nga tetë qytete të rajonit do të prezantojnë punimet e tyre në tre tema: ''Sfidat me të cilat përballet punëtori social në punë me bashkësitë e margjinalizuara'', ''Pjesëmarrja e të rinjve në krijimin e politikave sociale'' dhe ''Puna sociale në kontekst të mbrojtjes së fëmijëve nga keqpërdorimi''.


Aktiviteti do të mbahet nga sot e deri më 14 maj të këtij viti./Telegrafi/