Fadil Vokrri është i pakontestueshëm si legjendë e futbollit shqiptar të Kosovës, por tri vitet e kaluara të tij te Partizani i Beogradit, nuk kanë lënë pa lëvizur as klubi serb dhe komuitetin e futbollit nga shteti fqinj.

Në Beograd vdekja e papritur e Vokrrit është pritur si lajm shokues, që ka trishtuar komuniteti e futbollit, në veçanti klubin dhe tifozët e Partizanit të Beogradit.


Në një komunikatë zyrtare të klubit të Partizanit, Vokrri falënderohet për kontributin.

“Fadil, pusho në paqe, shumë faleminderit. Lavdi”, shkruan në komuikatën zyrtare të Partizanit.

Në raportin e publikuar nga B92, Fadil Vokrri cilësohet si futbollist me kualitete të çmendura, të pakompromis ndaj kundërshtarëve, i cili gjatë tri viteve shfaqi performanca fantastike për klubi beogradas.

Më tej komukatën e Partizanit vërshuan komentet e tifozëve serb, që ndryshe nga rastet tjera, tash ikonën e futbollit kosovar e cilësojnë si një legjendë.

“Çfarë lojtari ka qenë. U prehsh në paqe”, shkruan në një nga komentet.

fadili 2 e1528545777204 Komentet në faqen zyrtare të Partizanit. Foto: https://www.instagram.com/partizanbelgrade/

“Pusho në paqe legjendë Fadil Vokrri. Ke shkruar historinë tonë”, shkruan një komentues tjetër serb në vetëm disa prej shumë komenteve pozitive për Vokrrin.

fadil 3 e1528545804925 Komentet në faqen zyrtare të Partizanit. Foto: https://www.instagram.com/partizanbelgrade/

Fadil Vokrri ishte pjesë e Partizanit nga viti 1986 deri në vitin 1989 dhe me klubin serb fitoi një titull të kampionit të ish-Jugosllavisë dhe Kupën e Jugosllavisë që atë kohë quhej Kupa Marshall Tito në vitin 1989.

Fadil Vokrri vdiq sot pas një komplikimi shëndetësor në postin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). /Telegrafi/

telegrafi sport app