Rrudhat e para të thella, lëkura e lëshuar, shikimi në pasqyrë nën ndriçim të dobët neoni, një mëngjes do të ballafaqohemi me faktin se më nuk jemi të reja. Edhe pse vitet kalojnë ngadalë, të kuptuarit se nga mosha e re kemi kaluar në moshë të mesme apo "të artë", përherë vjen vetëtimthi. Mirëpo, ndihma sot mund të ofrohet më shumë se kurrë!
Përgatiti: Valbona Duga
Arritjet shkencore, të cilat nga fusha e mjekësisë dhe e farmakologjisë u shkrinë në industri kozmetike, i ofrojnë gruas së sotme, por edhe mashkullit, më shumë mundësi që të ruajë lëkurën të bukur dhe të shëndoshë, se sa që në kohën e tyre kanë pasur prindërit tanë.
Mplakja e lëkurës mund të ngadalësohet me kurim të vazhdueshëm në shtëpi dhe nëpërmjet vizitave periodike salloneve të kozmetikës, ku me trajtime speciale të kohëpaskohshme, të cilat personi nuk mund t’i bëjë vetë, si për shembull, përmirësimi i qarkullimit të limfës, metodat e ndryshme të mikroliftingut, veprojnë më mënyrë stimuluese në funksionimin e lëkurës. Kurimi i tillë, në të vërtetë, kërkon kohë shumë më të madhe dhe para të konsiderueshme, mirëpo kënaqësia për rezultatet e arritura shpaguajnë mundin e bërë dhe mjetet e shpenzuara.
Përse mplaket lëkura
Gjatë ndryshimeve në sekretimin e hormoneve, shtresa bazore në epidermë nuk krijon qeliza të mjaftueshme të reja, gjë që ndikon në procesin e përtëritjes së qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Ndryshimet në indin lidhor të dermës zvogëlon aftësinë e lidhjes së lagështisë, për ç’shkak lëkura thahet dhe humb tendosjen. Kolagjeni, proteina, që janë të dobishme për strukturën e lëkurës, gjithashtu, degjenerojnë. Meqë shtresat e brendshme për shkak të humbjes së lagështisë tendosen, epiderma lëshohet, andaj shkaktohen rrudhat. Njëkohësisht gjëndrat yndyrore, të sqetullave dhe gjëndrat aromatike, të cilat lëkurën e bëjnë të lagësht dhe e zbusin, veprojnë gjithnjë e më pak.
Si të mbrojmë lëkurën
Mplakja e lëkurës mund të ngadalësohet me kurim të drejtë, i cili do të neutralizojë veprimin e dëmshëm të faktorëve të jashtëm dhe do të parandalojë funksionet natyrore të saj. Kjo mund të arrihet me zgjedhjen e drejtë të prodhimeve kozmetike, të cilat zhdukin radikalet e lira, përshpejtojnë përtëritjen e qelizave dhe rrisin aftësinë e lëkurës që të mbajë lagështinë (nëpërmjet prodhimit më të madh të kolagjenit shkrirës).
"Të jesh e bukur, nuk do të thotë të jesh edhe e re" – me këtë sllogan firma kozmetike "Clinique" filloi dikur promovimin vjetor të saj. Tregu, në të vërtetë, çdo e dyta grua më e moshur se 50 vjeç, dëshiron që rregullisht të kurohet. Meqë kërkesat për cilësi dhe efikasitet të këtyre prodhimeve sot janë shumë të mëdha, është e sigurt se në të ardhmen cilësia e tyre gjithnjë e më shumë do t’u ofrohet farmakologëve.
E bukur në moshë të pjekurisë
Ndërmjet moshës 40 dhe 50 vjeç lëkura gradualisht humb elasticitetin, rrudhat bëhen më të thella, posaçërisht ato përreth syve. Rrudhat e syve janë më të errëta, ndërsa fillojnë të paraqiten edhe njolla pigmenti. Për shkak të ndryshimit të shpërndarjes së indit yndyror në shtresën e brendshme të lëkurës, faqet mund të lëshohen pak, ndërsa buzët bëhen më të holla.
Pas menopauzës lëkura përtëritet më ngadalë, për shkak të prodhimit të vogël të hormoneve të estrogjenit. Zvogëlohet aftësia e lidhjes së lagështisë në qelizat e epidermës, aktiviteti i gjëndrave yndyrore ngadalësohet, rritet shtresa e qelizave të vdekura në sipërfaqe. Sasia e kolagjenit shkrirës, karakteristike për lëkurën e moshave të reja, zvogëlohet esencialisht. Për shkak të sasisë së vogël të estrogjenit, ngadalësohet edhe qarkullimi. Kjo vepron dëmshëm në ndryshimin e materieve në qeliza, sepse ato ushqehen nëpërmjet gjakut, ndërsa me të eliminojnë edhe produktet e dëmshme. Andaj, rrudhat rreth syve, gojës dhe në faqe bëhen shumë më të dukshme.
Si të kurohen
Formulat e sotme të prodhimeve anti age e mbajnë vitale lëkurën. Prioritet, gjithsesi, është plotësimi i lagështisë. Kjo domethënë se duhet shfrytëzuar prodhimet speciale me përbërje aktive.
Eliminimi i qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës me krem special, i cili përmban thartinë alfa-hidrokside, esencialisht do ta freskojë atë. Shtresa e qelizave të vdekura lëkurës i jep pamje të lodhur dhe ngjyrë jo të shëndoshë, ndërsa materiet ushqyese nga kremi i shtrenjtë nuk mund të veprojnë mirë. Kjo më së miri arrihet nëpërmjet peelingut kimik, i cili në formë të koncentrimit të butë mund të shfrytëzohet në çfarëdolloj kurimi. Koncentrimi më i tepërt, me efektin e shtuar të eliminimit intensiv të qelizave të vdekura, bën të shfrytëzohet vetëm në sallonet e kozmetikës dhe në ambulancat dermatologjike. Gjithashtu, duhet shmangur ekspozimit të drejtpërdrejtë rrezeve të diellit.
Nxitja e vazhdueshme e krijimit të melaninës me kohë mund të rezultojë në pigmentim, që duken sikur njolla pigmenti. Shumica këto njolla i quajnë "pikla të pleqërisë", edhe pse ato, për shkak të shtimit të rrezeve UV, gjithnjë e më shpesh paraqiten edhe te personat e moshës së re. Prandaj, me rastin e zgjedhjes së kremit ditor, duhet kushtuar kujdes faktorit përkatës mbrojtës. Gjatë muajve të dimrit, varësisht nga ndjeshmëria e lëkurës, ju rekomandojmë SPF 4-8, ndërsa gjatë muajve të verës SPF 8-16.
Është shumë me rëndësi edhe "ushqimi" i lëkurës gjatë pushimit të natës, kur është koha më e përshtatshme për përtëritjen e qelizave.
Çfarë i nevojitet lëkurës sate
Për çdo ditë
* pastrim i rregullt dhe i themeltë në mëngjes dhe në mbrëmje me qumësht apo me krem për pastrim me bazë vaji.
* ujë të bollshëm për freskim pas pastrimit me qumësht apo me krem (i cili pastrohet me ujë).
* lëng i butë me ekstrakte bimësh apo tonik special për të stabilizuar mbrojtjen natyrale të gungave të lëkurës.
* krem special apo gel për rajonin rreth syve
* krem për eliminimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës
* krem për përdorim gjatë natës, i pasur me materie ushqyese, vitamina dhe antioksidanse
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës