Në Prishtinë, kontenjerët e mbeturinave pranë shtatores së Ibrahim Rugovës!

Shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, që ndodhet në qendër të Prishtinës, përballë Kuvendit të Kosovës, është rrethuar me kontenjerë të mbeturinave.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për një gjendje të tillë pranë shtatores së Presidentit Historik, ka akuzuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
“Kjo na pret çdoherë kur gabojmë e u japim votë atyre që nuk meritojnë. Shpendi prek në vlerat kryesore të vendit, mbeturinat t’i mbajë afër zyrës së tij”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































