Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore në bashkërendim me Prokurorinë e Shtetit si dhe me mbështetjen e njësive tjera relevante policore, ka zhvilluar kontrolle në tre lokacione të ndryshme në Prishtinë të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.
“Lidhur me rastin personat e dyshuar nga të cilët dy shtetas turq dhe një i Maqedonisë së Veriut dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, dhe me këtë rast të njëjtit kanë konsumuar veprën penale ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Në lidhje me rastin në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuter; telefona mobilë, si dhe dokumente relevante (fatura, kupona fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale.
Me vendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit ndalohen për 48 orë, derisa rasti ndodhet në proces të mëtutjeshëm hetimor, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës