Pak orë para ndërrimit të moteve kryetari i FFK-së,Agim Ademi në shoqëri të futbollistëve të Kombëtares, Edon Zhegrova, Visar Bekaj e Emir Sahiti si dhe drejtuesve të grupit të tifozëve “Dardanët” kanë bërë një shëtitje në sheshin kryesor të kryeqytetit, me ç’rast kanë shpërndarë fanella të Kosovës, duke i befasuar shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme për festën e Vitit të Ri.
Presidenti Ademi ka theksuar se kanë zgjedhur që të jenë sot në sheshin kryesor të kryeqytetit së bashku me futbollistët dardanë për faktin se sivjet tifozët nuk kanë mundur të jenë afër yjeve të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të pandemisë.
“Sot kemi dalë në shesh për t’i uruar qytetarët tanë për festën e Vitit të Ri së bashku me djelmoshat tanë që po e bëjnë krenar këtë popull. Sivjet për shkak të pandemisë qytetarët tanë nuk kanë mundur të jenë afër këtyre djelmoshave në stadium për t’i mbështetur dhe mungesa e tyre është vërejtur jashtëzakonisht shumë, prandaj kemi vendosur që sot të jemi afër qytetarëve së bashku me disa prej futbollistëve të Kombëtares që ndodhen në pushime në Kosovës dhe t’iu dhurojmë nga një fanellë”.
“E pamë edhe sot se sa shumë populli ynë e do këtë fanellë dhe këta futbollistë. Ne e dhuruam atë sasi që e kishim dhe sigurisht se kjo traditë do të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe në qytet e tjera, në mënyrë që futbollistët tonë të jenë sa më afër popullatës tonë“, ka theksuar presidenti Ademi para mediave të shumta që e përcollën dhurimin e fanellave për qytetarët.
Edhe futbollistët dardanë u shprehën të lumtur që për festat e fundvitit ndodhen në vendlindje dhe që sot patën rastin t’i gëzojnë shumë fëmijë e qytetarë me fanellat e ekipit kombëtar. “Është kënaqësi shumë e madhe për ne që sot dolëm në sheshin e Prishtinës dhe ishim afër qytetarëve, pasi këta janë që na përkrahin në çdo ndeshje. Ishte emocion në vete dhurimi i fanellave të kombëtares për ta dhe urimi për Vitin e Ri”.
“Shpresoj që 2022-ta të jetë një vit i suksesshëm për ne. Po ashtu, i ftoj të gjithë lojtarët që ende hamenden nëse duhet apo jo të luajnë për Kosovën, që ta zgjedhin Kosovën në mënyrë që ta bëjmë një ekip të fortë, sepse kemi kualitet për të arritur shumë“, ka thënë Zhegrova.
Ndërkaq, portieri Visar Bekaj ka thënë se çdo herë është ndjenjë e mirë të jesh afër tifozëve dhe atyre që të mbështesin: “Vitin e kaluar tifozët na kanë munguar shumë, prandaj shpresoj që në vitin 2022 ta kemi mbështetjen e tyre në stadium dhe të arrijmë rezultate të mira, ashtu siç kemi arritur në të kaluarën kur e kemi pasur përkrahjen e tyre në stadium”. Në anën tjetër, prurja më e re e Dardanëve, Emir Sahiti është shprehur i lumtur që sot e kaluar një pjesë të ditës me qytetarët e Prishtinës si dhe për vendimin e marrë që ta përfaqësojë Kosovën.
“Ka qenë një vit i mrekullueshëm për mua në aspektin sportiv. Kam luajtur në të gjitha ndeshjet me ekipin tim Hajduk nga Spliti dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund të edicionit. Po ashtu, jam shumë i lumtur dhe krenar që iu kam bashkuar ekipit kombëtar të Kosovës. Do të jap maksimumin tim për këtë fanellë, sepse këtu jam rritur dhe e ndjej veten jashtëzakonisht mirë që jam pjesë e Dardanëve”, është shprehur Sahiti. E fanellën e Kombëtares shumë fëmijë e kanë vlerësuar si dhuratën më të mirë për festën e Vitit të Ri. “Kam marrë disa dhurata për festa, por fanella që mora sot nga Edon Zhegrova më ka emocionuar jashtëzakonisht dhe do ta ruaj gjithmonë“, ka thënë njëra prej vajzave që sot mori si dhuratë një fanellë të Kombëtares. “Zhegrova është idhulli im. Unë jam pjesë e Ramiz Sadikut dhe shpresoj që një ditë të bëhem si ai dhe të luaj për ekipin kombëtar”, ka thënë një djalosh që po ashtu mori dhuratë fanellën e Kosovës.
FFK së shpejti do të organizojë aktivitete të tilla edhe në qytetet e tjera, si shenjë falënderimi për përkrahjen që popullata e vendit tonë i ka dhënë ekipit kombëtar në vazhdimësi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi
![Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-780x439.jpg)
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi