Na paralajmërojnë krizën energjetike. E bukura është se atë e bën kryeministri i Shqipërisë. Sigurisht, ai ka konsultuar shërbimet e veta para se të deklarojë që çmimet do të ngrihen; ndofta nis ndërprerja e energjisë, me pasoja që ende nuk i kemi parë. Por, të mos kujtojë njeri se do të jenë si ato skena kur rreth mangallit, pa energji elektrike, ne kërkonim të ndizej vetëm llamba në dhomën me mure të bëra blozë.
Deklarimet për energjinë kemi nevojë t’i dëgjojmë nga zëra teknikësh, me pikëpamja të ndryshme, sepse ndryshe – si në rastin e vaksinës – populli nuk beson. Dhe, ka të drejtë të jetë mosbesues. Flasin politikë, analistë, opinionistë, por nuk ka zëra teknikë që të flasin mbi baza studimesh.
Dhe, qershia mbi tortë, kryeministri i vendit fqinj përtej liqenit të Pogradecit citon kryeministrin tonë për të bindur qytetarët e vet se do të ketë krizë energjetike, të pashmangshme, fatale, të paevitueshme, për faj të asnjërit dhe për këtë i referohet shokut dhe mikut të vet, siç thotë, në Tiranë.
Nejse.
Unë shtroj hipotezën se kriza nuk vjen nga situata rastësore konjukturale postkovidiane. Sigurisht, një problem të lidhur me të ka, por kjo vjen sepse ne me politikat tona energjetike nuk kemi ecur me kohën, jemi prapa kohës, nuk kemi parë se çfarë bëhet në Evropë, sepse ne na kanë izoluar nga Evropa.
Me një fjalë, jemi jashtë kohe dhe vendi, si shoqëri, si treg, si komb, për shkak të politikave të verbra të ndjekura. Me fjalë të tjera, jemi aty midis shekullit XIX dhe gjysmës së dytë të shekullit të XX. 50 vjet prapa asaj që ndodh në vendet e përparuara. Kjo vjen si për shkak të pandërgjegjshmërisë së klasës politike, pasojë e injorancës e vetëlavdërimeve të fryra delirante etj. Por, edhe për shkak se partia që vjen në pushtet e ka vështrimin te mandati i vet katërvjeçar dhe nuk mendon më gjatë.
Unë nuk do të merrem me prodhimin e energjisë elektrike. Nuk jam specialist. Por, me diçka tjetër që vërteton se jemi ende me mentalitetet e qymyrgurit të minierave të Anglisë disa shekujve më parë.
E para, ne nuk kemi asnjë politikë deri më sot për të çuar përpara energjitë e rinovueshme, ekologjike, të përballimit të çekuilibrimeve klimaterike planetare, të ndotjes së mjedisit dhe të shterimit të energjive klasike. As bëhet fjalë për panele diellore masive, si projekt gjigant; as bëhet fjalë për fusha elioniane, ndonëse kemi erëra të forta dhe korrente të fuqishme ajri; as bëhet fjalë për biokarburantet, asgjë prej gjëje, ku bota po investon prej dekadash.
Ne thjesht lusim Zotin të bjerë shi dhe kullandrisemi me liqenet artificiale të trashëguara duke shpresuar që të mos derdhet filxhani mbi Shkodër, Lezhë etj., pra në “veneciat” shqiptare të përmbytura çdo vit.
Kështu vetëm barbarët janë sjellë me burimet energjetike të vendit.
Pastaj ne harxhojmë energjinë elektrike, pasi si esnafë që jemi, mjaft TEC-e që punonin me qymyr i kemi lënë në gjendjen ku duken si në muzetë postmoderne me vetëm oxhaqet që ngrihen si obeliskë organesh mashkullore të rrënuara.
Ndërkohë kemi braktisur trenin për transport dhe vendin e tyre për lumturinë e madhe qiellore të bizneseve të karburanteve, e kanë zënë dhjetëra mijëra automjete që harxhojnë karburante si lubi të pangopshme. Mjedisi është kthyer në një tenxhere të mbyllur, të ndotur.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ne ngrohemi në dimër dhe ftohemi në verë me energji elektrike individuale. Në dimër kaloriferët dhe në verë kondicionerët konsumojnë pa fund energji elektrike. Sepse, ndërtohet pa menduar që ndërtesat të kenë ngrohje kolektive, nuk mendohet për termoizolimin e përforcuar sikurse bën bota e zhvilluar me teknologjitë reja etj.
Pasi qytetet tona të mëdha u zhveshën nga gjelbërimi, betoni e nxeh qytetin në verë me katër ose pesë gradë më shumë se më parë, pasi premë pemët dhe pengojmë korrentet e ajrit me kulla dhe ndërtesa vendosur pa marrë parasysh kontekstin gjeografik dhe natyror të urbanizimit barbar. Kërkojmë të ftohemi në banesa duke vënë në punë kondicionerët elektrikë.
Ku pyet politika jonë fitimtare për krizën globale të energjisë? Ne marshojmë përpara dhe nuk e kemi mendjen te qentë që lehin! Veç kur një ditë na plas bomba në dorë! Dhe thërrasim: Po shkatërrohemi! Është e pashmangshme si tërmeti, si pandemia!
Pastaj të shohim politikat e shpërndarjes dhe të menaxhimit të energjisë dhe ujit! Për faqe të zezë, si në kohën e ekonomisë komuniste. Ujin dhe energjinë e kemi vendosur nën diktatin e diktatorëve të vegjël që drejtojnë bashkitë. Pra, të politikës. Monopol ekonomik, por edhe monopol politik. Të kesh një problem me dritat e ujin dhe të duash të ankohesh, duhet të përballësh qeverisjen lokale. Duhet të përballesh me politikën. Në gjyq kush ta jep të drejtën kur përballesh me politikanë dhe qeveritarë që veç dorën të luajnë e bëjnë gjyqtarin e shkretë të dridhet.
Për të mos thënë që çmimet e energjisë bëhen monopol. Ndërmarrjet përkatëse punësojnë në funksion të politikave partiake të burimeve njerëzore dhe në funksion të elektoralizmave.
Në vend që të liberalizohet me kujdes edhe politika ekuilibruese, tregu i shpërndarjes të energjisë sikurse ndodh në qytetet e shekullit XX, ne pranojmë që me paratë tona, ndërmarrjet lokale të paguajnë gazetarë, propagandistë të partive në pushtet dhe e gjitha të na faturohet neve.
Prandaj, edhe qeveria të na thotë se çfarë politikash afatgjata ka për energjitë, përtej luajtjes me koniunkturat; edhe njësitë shkencore të shohim ku janë, sepse bëjnë gjumin letargjik; por, edhe opozita jonë e nderuar të mos na lëshojë pesë fjali fluturake, duke na treguar si ndihmohen familjet në nevojë, sepse ne jemi të gjithë nevojtarë. Me përjashtim të disave, sigurisht. Opinioni pret që opozita të vejë gishtin te strategjitë e politikave të ndjekura, të bëjë autokritikë, të kërkojë politika strategjike, edhe pse mund të ketë frikë se mos prek gjumin e rehatshëm të ndonjë manjati energjish.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025