Site icon Telegrafi

Në Podujevë u mbajt sesion informues për trajnimin “Kujdesi ndaj fëmijëve”

Në Komunën e Podujevës u mbajt sesion informues për trajnimin “Kujdesi ndaj fëmijëve” nga organizata Kosova – Women 4 Women, program i cili do t’u ofrohet falas pjesëmarrëseve.

Gjatë sesionit, ku ishte prezent edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, u bë regjistrimi i rreth 30 pjesëmarrëseve për trajnim, ku qëllimi është mbështetja e grave të papunësuara dhe përmirësimi i mirëqenies së tyre dhe komunitetit ku ato jetojnë dhe veprojnë.

“Programi do të zgjasë 10 muaj, ku brenda kësaj periudhe do të ofrohet pjesa e programit social me 5 module (rrjetet sociale dhe të sigurta, vetëqëndrushmëria ekonomike, shëndeti dhe mirëqenia, barazia gjinore dhe të drejtat, ndikimi i grave në vendimmarrjen në familje dhe komunitet) dhe programi ekonomik (përfshin orë mbi bazat e biznesit, sipërmarrjen, planifikimin, shitjen, mbajtjen e librave, financat e biznesit dhe aftësimin profesional)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu pas trajnimit secilës pjesëmarrëse u mundësohet nga 1 muaj mbajtja e praktikës në çerdhe me pagesë.

Në fund të programimit të gjitha pjesëmarrëset e programit do të certifikohen dhe do të jenë të gatshme për tregun e punës./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version