LAJMI I FUNDIT:

Në Përzhino bisedohet për reformat në media

Në Përzhino bisedohet për reformat në media

Grupet e punës të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, në ora 11 e 30 do t’i vazhdojnë bisedimet në rezidencën e Bashkimit Evropian në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Temë e bisedimeve do të jenë reformat në media, ndërkaq bisedimet u ndërprenë për shkak të qëndrimeve të kundërta të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, pikërisht për çështjen e mediave, por edhe për mënyrën e pastrimit të listës zgjedhore.

Këto bisedime rifillojnë pas përfundimit të takimeve të partive politike me të dërguarin e posaçëm gjerman, Johannes Haindl./Telegrafi/