Sa ishte në opozitë, ministri aktual i Mjedisit, Liburn Aliu protestoi në disa raste kundër hidrocentraleve. Mirëpo tash në pushtet, ministria që ai drejton i ka dhënë leje një hidrocentrali. Ai e ka arsyetuar këtë vendim, duke thënë se hidrocentrali “Lumbardhi 1” është duke punuar prej disa dekadash. Për këtë çështje, tri organizata të shoqërisë civile i kanë ngritur padi ministrit Aliu.
Pamje jo të mira lumit në “Grykën e Deçanit” tashmë ekzistojnë”. Në këtë gjendje, atë dyshohet se e sollën hidrocentralet e ndërtuara në këtë zonë.
“Lumi këtu ka pasur ujë, këtu ka qenë livadh, ka qenë sikur park. Tërë kohën gjatë verës, njerëzit me fëmijë kanë ardhur këtu afër kësaj urës. Këtu kanë nejtë në livadh gjithmonë me fëmijë dhe të tjerë. Pas ndërtimit të hidrocentralit këtu është shkatërru dhe ka mbetë kështu sikur gërmadhë”, ka thënë Muharrem Lulaj – qytetar.
Ndërsa Egzona Shala – Organizata “Ecoz” ka deklaruar se “fatkeqësisht uji keqpërdoret deri në atë masë sa që banorët mbesin pa ujë në pjesët e poshtme. Edhe uji për energji duhet të kategorizohet si i katërti, për arsye se fillimisht është uji për pije, për amvisëri, për bujqësi dhe mandej për energji. Këtu është problemi kryesor që hidrocentralet e cenojnë të drejtën e ujit të pijes duke e marrë për shfrytëzim për krijim të energjisë”.
Shkatërrimin e zonës nga hidrocentralet e kishte kundërshtuar për shumë vite edhe ministri i tanishëm i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Megjithatë, me ardhjen në pushtet, gjërat duket se kanë ndryshuar.
Në fund të vitit 2022, ministri Aliu ka lëshuar leje për hidrocentralin “Lumbardhi 1”, por kjo u bë publike tek së fundmi.
Sipas organizatave që e kanë monitoruar këtë proces, ai është takuar fshehurazi edhe me përfaqësues të kompanisë “Kelkos”, e cila ka ndërtuar disa hidrocentrale në Grykën e Deçanit.
“Brenga kryesore është që janë hapur diskutimet me kompaninë e “Kelkos-it”, kanë mbajtur edhe takime të mbyllura me ministrin Liburn Aliu, ne nuk kemi qenë të informuar, nuk kemi qenë të vetdijshëm që pas pesë viteve e më tutje luftë kundër hidrocentraleve, ministri po është në gjendje që ta hapë një diskutime me njërën prej kompanive”, ka shtuar Egzona Shala – Organizata “Ecoz”.
Për këtë çështje, tri organizata të shoqërisë civile i kanë ngritur padi ministrit.
Në padi theksohet se leja u lëshua pa një analizë paraprake mjedisore, si dhe pa u konsultuar me komunitetin.
Hidrocentrali “Lumbardhi 1”, ka disa dekada që është aktiv.
Kjo, sipas ministrit Liburn Aliu, ka qenë edhe arsyeja që i është lëshuar leja. Në një reagim të tij, ai ka mohuar akuzat se procedurat u zhvilluan fshehurazi.
Aliu, por as zyrtarë të tjerë të ministrisë nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Dukagjinit për këtë çështje.
Ndryshe ka vepruar kompania “Kelkos”, e cila në disa përgjigje për televizionin, ka theksuar se të gjitha hidrocentralet janë të ndërtuara me leje.
“Të gjitha lejet dhe licensat e nevojshme për funksionimin e hidrocentraleve, përfshirë Lumbardhi 1”, janë marrë në respektimin e rreptë të ligjeve në fuqi. Këtu përfshihen vlerësimet e ndikimit në mjedis, studimet para fizibilitetit për hidrocentralet e ndërtuara më vonë. Studimet janë kryer nga institucione të pavarura dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht në mbrojtjen e mjedisit”, ka thënë Nico Kollmann – zyrtar për komunikim në “Kelkos”.
Sipas “Kelkos”, zona është vlerësuar detajisht në tërësi para se ndërtoheshin hidrocentralet.
Shkatërrimet e zonës, i ka përjetuar ndër vite edhe aktivisti nga Deçani, Adem Lushaj.
“Punimet të cilat janë kryer nga Kelkosi për ta ndërtuar hidrocentralin që është afër manastirit të Deçanit dhe prodhon veç për manastirin, duke e shkelë ligjin për zonat e veçanta, ajo është një mënyrë e shkatërrimit të grykës së Deçanit dhe natyrës në përgjithësi”, ka përfunduar Adem Lushaj – aktivist në Deçan.
Kundër ndërtimit të hidrocentraleve në disa pjesë të Kosovës, është protestuar ndër vite./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova