LAJMI I FUNDIT:

Në Obiliq aktivizohet ekrani për kontrollin e cilësisë së ajrit

Në Obiliq aktivizohet ekrani për kontrollin e cilësisë së ajrit

Në qendër të qytetit përkatësisht në sheshin “Aziz Zhilivoda“, është vendosur dhe aktivizuar ekrani mobil për matjen e cilësisë së ajrit në Komunën e Obiliqit.

“Ky ekran kontrolli është dhuruar nga JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar) në kuadër të një projekti bashkëpunues me MMPH-në dhe Drejtorin e Mjedisit”, njofton komuna.

Tashmë, qytetarët do kenë mundësi të njoftohen për cilësinë e ajrit dhe nivelin e ndotjes së ajrit në kohë reale.


Gjendja momentale e ajrit është e mirë.