Aeroporti i Helsinkit pastron borën në pistë vetëm në 11 minuta. Por pse disa vende të tjera nuk mund ta bëjnë të njëjtën gjë?
Siç u raportua ditë më parë, reshjet e dendura të shiut dhe borës e pamundësuan operimin e sigurt të fluturimeve nga aeroporti i Mynihut i cili ndaloi së punuari.
Dhe shqetësimet për vonesa dhe anulime, pasagjerët i kanë shprehur në rrjete sociale.
Por, pse ndodh që disa aeroporte janë më të aftë të përballojnë borën se të tjerët?
Sipas Aeroportit të Mynihut, kushtet e motit nuk janë “për tu krahasuar”.
Temperaturat rreth pikës së ngrirjes, si ato të përjetuara në Gjermani, krijojnë “borë të lagësht”, që është më e vështirë për t’u pastruar se akulli i thatë.
Ndërkohë, në vendet nordike si Finlanda, temperaturat më të ulëta të dimrit në intervalin minus 2-4°C e bëjnë borën më të thatë dhe më të fortë, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Ky lloj “pluhuri” mund të fshihet më lehtë.
Si ndikon moti gjatë dimrit në udhëtimet ajrore?
Reshjet e borës krijojnë kushte sfiduese për udhëtimin ajror, nga rrëshqitja në pistë, deri te dukshmëria e ulët.
Gjithashtu “shiu i ngrirë”, si ai i Mynihut, është i mundimshëm. Kjo është kur uji i ftohtë ngrin në kontakt me sipërfaqe si pistat dhe aeroplanët.
Kjo mund të rezultojë në grumbullimin e akullit, i cili mund të jetë i rrezikshëm për aeroplanët, pajisjet tokësore dhe infrastrukturën e aeroportit si linjat e energjisë elektrike.
Në këto kushte, pistat dhe aeroplanët duhet të “shkrihen” për t’i bërë ato të sigurta për ngritje dhe ulje.
Pastrimi i borës është një garë kundër kohës
Aeroportet duhet të garojnë kundër kohës për të pastruar akullin dhe borën përpara se të ngrihet përsëri.
Zakonisht ata kanë 15 minuta kohë, dhe nëse nuk arrijnë të pastrojnë akullin me kohë, më pak aeroplanë do të jenë në funksionim dhe pistat do të mbyllen përkohësisht.
Dhjetorin e kaluar, aeroportet Gatwick, Heathrow dhe Stansted të Londrës u detyruan të mbyllnin përkohësisht pistat e tyre gjatë dimrit, duke shkaktuar mijëra anulime fluturimesh.
Edhe në Gjenevë të Zvicrës, aeroporti është mbyllur për shkak të borës, përcjell Telegrafi.
Temperaturat e ftohta sjellin problemet e veta
Reshjet e borës dhe mjegulla mund të dërgojnë në përmbysje të temperaturës, duke zvogëluar dukshmërinë dhe duke krijuar turbulenca.
Në temperaturën nën -20°C, formimi i kristaleve të akullit mund të pengojë dukshmërinë.
Në kufizime të kontrollit të trafikut ajror, mund të dërgojnë edhe erërat e forta, të cilat pamundësojnë fluturimin e aeroplanëve, aq sa ishte parashikuar.
Si e përballon Aeroporti i Helsinkit motin gjatë dimrit?
Në aeroportin e Helsinkit, një flotë prej 200 automjetesh dhe makinerish, janë në gjendje gatishmërie për të pastruar pistat e tij.
Këto operohen nga 135 punonjës, 75 prej të cilëve janë rekrutuar për të punuar vetëm gjatë sezonit të dimrit.
Detyrat e zakonshme përfshijnë fshirjen e borës, monitorimin e gjendjes së pistave, dhe masat për të parandaluar ngrirjen.
Punonjësit duhet të pastrojnë borën e pistës 3500 metra të gjatë dhe 60 metra të gjerë në vetëm 13 minuta.
Zakonisht ata janë në gjendje ta kryejnë detyrën për 11 minuta, përcjell Telegrafi.
Por kur godet një stuhi e madhe bore, vonesat nuk mund të shmangen gjithmonë.
Zakonisht, Helsinki goditet një deri në tri herë me kushte sfiduese të motit, të cilat kanë ndikim në trafikun ajror.
Dhe mbyllja e një aeroporti në Finlandë për shkak të kushteve gjatë dimrit, është shumë e rrallë.
Çfarë ndodhë në një situatë të tillë, për shembull në aeroportin e Londrës?
Edhe pse përgatitjet për motin gjatë stinës së dimrit të shtetit finlandez janë lider në industri, aeroportet e tjera kanë plane të forta edhe për motin e pafavorshëm.
Për shembull, në Gatwick, mbi 350 persona janë trajnuar për pastrimin e borës dhe akullit.
Pastrimi i borës dhe trajtimi i ngrirjes së akullit në pistë, mund të zgjasë disa minuta.
Për strategjinë e pastrimit të rrugëve dhe pistave atje operojnë 20 automjete të vogla dhe 30 traktorë.
Veç kësaj, aeroporti teston planet e tij të motit dimëror çdo vit përmes operacioneve të drejtpërdrejta dhe skenarëve të simuluar.
Karakteristikat e motit të dimrit janë të vështira për t’u parashikuar
Përgatitja për motin gjatë dimrit nuk është aq e thjeshtë sa parashikimi i temperaturave dhe reshjeve të borës.
Parashikimi i llojit të borës dhe reshjeve të borës me saktësinë e nevojshme për menaxhimin e aeroportit, kërkon aftësi të shumë ekspertëve të parashikimit.
Kjo bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e ekspertëve, si Instituti Meteorologjik Finlandez, i cili ofron informacion të saktë dhe të përditësuar mbi fenomenet e motit që ndikojnë në trafikun ajror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës