Jennifer Lopez i dhuroi bashkëshortit të saj Ben Affleck dhe të pranishmëve të tyre në dasmë një performancë pasionante gjatë dasmës së tyre në Georgia fundjavën e kaluar.

53-vjeçarja, doli në pistën e vallëzimit përballë aktorit, 50 vjeç, i cili ishte ulur në një karrige përballë saj, dhe bëri një rutinë kërcimi me disa kërcimtarë rezervë ndërsa performonte një këngë kushtuar burrit të saj të ri.


Kënga “Lovey-Dovey” përmbante vargje dashurie si: “Nuk po ngopem” që vazhdimisht përsëritej në refren, ndërsa Jennifer këndonte për pasionin dhe dashurinë për burrin e saj, shkruan DailyMail.

Zonja Affleck u filmua teksa këndonte: “Unë mund ta ndjej pasionin në sytë e tu/ Unë jam ende e dashuruar me ty/ Ti e di që nuk mund të ngopem/ Ti e di që nuk mund të ngopem”.

Beni me siguri u duk se po shijonte performancën speciale dhe u pa duke i buzëqeshur nuses së tij bukuroshe. Në një moment, interpretuesja e këngës e drejtoi mikrofonin në drejtim të Benit dhe madje e la të këndonte së bashku.

jen1 1

Çifti e dashur u pa duke u përqafuar dhe duke parë në sy njëri-tjetrin pas performancës së Jenniferit.

Ylli i “Hustlers” dukej e jashtëzakonshme në dasmën e saj me një fustan dekadent të dizajnuar nga Ralph Lauren, të stolisur me vargje perlash.

jen2 1

Kjo nuk është hera e parë që Lopez kompozon një këngë kushtuar të dashurit të saj.

Ajo kompozoi një këngë me titull "Dear Ben", e cila ishte pjesë e albumit të saj të vitit 2002 "This Is Me... Then" me vargje të zhurmshme si: "Ti je perfekt/Unë thjesht nuk mund ta kontrolloj veten/Nuk mund të jem me askënd. tjetër/ Më duket se jam e varur nga mënyra se si ti pëlqen të më prekësh”.

jen3 1

Në këngën e ëmbël ajo i tha Benit gjithashtu: “Të dua, je perfekt/ Një manifestim i ëndrrave të mia” si dhe “Mendoj se Zoti të ka krijuar për mua”.

Affleck gjithashtu ishte pjesë e klipit të saj "Jenny from the Block" në vitin 2002, ku ai kishte një skenë duke ia prekur të pasmet gjatë kohës që ata ishin në një jaht.

jen4 1

Dyshja aktualisht po shijojnë muajin e mjaltit në Itali pas dasmës madhështore e cila bëri shumë bujë javën e kaluar. /Telegrafi/

jen5 2

jen6 1

jen7 1

jen8 1

jen9 1

jen10 1

jen11 1