LAJMI I FUNDIT:

Në Mogillë është gjetur një granatë dore e Luftës së Parë Botërore

Në Mogillë është gjetur një granatë dore e Luftës së Parë Botërore
Foto: Ilustrim

Ministria e Brendshme (MPB) njofton se në fshatin Çarlija e Poshtme, Komuna e Mogillës, është gjetur një granatë dore e Luftës së Parë Botërore.

Gjetja është denoncuar pasditen e djeshme në Policinë e Novacit, pas së cilës bomba u largua në mënyrë të sigurt nga një personel piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Kontrolli është kryer nga ekipi i Policisë së Novacit./Telegrafi/