Mesjava sjell përballjet e treta të “Play-off”-it që pritet të jenë shumë interesante.

Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit.


Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86. Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.

341524551 1429050234507424 1430705303400478879 n

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1. Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. /Telegrafi/Gjysmëfinalet e treta

E mërkurë

20:30 Peja - Golden Eagle Ylli

E enjte

20:30 Sigal Prishtina - Trepça

telegrafi sport app