LAJMI I FUNDIT:

Në mediat sociale po qarkullon një mesazh, thuhet se ishte i sulmuesit që la disa të vdekur në Pragë të Çekisë

Në mediat sociale po qarkullon një mesazh, thuhet se ishte i sulmuesit që la disa të vdekur në Pragë të Çekisë

Republika Çeke ka përjetuar të shtënat masive më të rënda në histori.

Siç edhe është raportuar, sulmuesin që u mori jetën të paktën pesëmbëdhjetë personave fillimisht vrau babanë e tij, pastaj shkoi në shkollë ku vazhdoi të vriste.

Dhe kështu shkaktoi masakrën më të madhe në historinë e Republikës Çeke.


Bëhet fjalë për një 24-vjeçar që thuhet se studioi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Charles në Pragë, përcjell Telegrafi.

Vitin e kaluar ka përfunduar studimet bachelor në degën Histori – Studime Evropiane.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një mesazh i cili supozohet të jetë i tij dhe për të cilin kanë filluar të shkruajnë edhe mediat vendase.

Me sa duket ai deklaroi në Telegram një javë më parë se do të kryente një sulm.

Postimi, autenticiteti i të cilit nuk është verifikuar, është parë nga qindra njerëz.

“Dua të qëlloj në shkollë dhe ndoshta të bëj vetëvrasje, më ka ndihmuar shumë Alina Afanaskina. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak…”, dyshohet se ka shkruar sulmuesi në Telegram.

Ai i referohej nxënëses Alina Afanaskinová, sulmueses në shkollën Bryansk më 7 dhjetor.

Dy persona vdiqën dhe të tjerë u plagosën në sulmin e saj. Më pas ajo kreu vetëvrasje.

Ai supozohet se u frymëzua gjithashtu nga të shtënat në një shkollë në Kazan, Tatarstan, Rusi, që ndodhi në maj 2021. Nëntë persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Botë
Trump i bën thirrje Putinit t'i jap fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vdesin

Trump i bën thirrje Putinit t'i jap fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vdesin

Botë
SHBA largohet nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës

SHBA largohet nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës

Botë
Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Botë

"Alarm për luftë" - Gjermania nis ndërtimin e bunkerëve për t'u mbrojtur nga shpërthimet bërthamore

Evropa
Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

Botë
Kalo në kategori