LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ulet numri i studentëve që diplomojnë

Në Maqedoni ulet numri i studentëve që diplomojnë

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) kumton se është ulur numri i të diplomuarve në studimet deridiplomike, shkolla të larta profesionale dhe fakultete, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Krahasimet janë bërë për vitin 2014 dhe 2015, ku për 14.2% kemi më pak të diplomuar në vitin 2015, krahasuar me vitin paraprak.

79.5% e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve kanë qenë studentë të rregullt, ndërksa 20.5% kanë qenë studentë të çrregullt.
40.9% e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve kanë kryer studimet në afatin e përcaktuar, kurse 59.1% kanë kryer studimet pas afatit të përcaktuar./Telegrafi/