Në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor në Kosovë, do të prezantohet shfaqja "GADJO" në Teatrin ODA në Prishtinë.

Kjo shfaqje do të mbahet më 2 korrik duke filluar nga ora 19:00, transmeton Telegrafi.


448884051 487009377317537 8613051994557745022 n

Festivali multikulturor synon të rrisë shkëmbimin kulturor ndërmjet të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike në Kosovë, duke ju ofruar mundësi për të bashkëvepruar dhe komunikuar përmes artit.

Ajo çfarë e veçon këtë festival është promovimi i kulturave të ndryshme në Kosovë, duke ndihmuar thellimin e bashkëpunimit mes të rinjve që vijnë nga komunitetet e ndryshme. /Telegrafi/