Në emisionin “Përballje” është diskutuar për rastet e ngacmimeve seksuale në Kosovë. Pse nuk raportohen rastet e ngacmimeve seksuale dhe a është temë tabu kjo në shoqërinë tonë?
Në emisionin “Përballje” është diskutuar për rastet e ngacmimeve seksuale në Kosovë.
Nga ajo që është prezantuar mund të thuhet se në Kosovë ka pak raportim të rasteve të ngacmimit seksual dhe se nuk ka mekanizma të qartë që e bëjnë më të lehtë raportimin e ngacmimeve.
Ka pak raste kur studentë, punëtorë apo të tjerë raportojnë për ngacmime dhe kjo për shumë arsye. Njëra ndër to është edhe frika nga hakmarrja, stigmatizimi dhe mos ndjekja e rasteve me vepra penale.
Jeta Berisha, nga organizata “Artpolis” ka deklaruar se raportin që e kanë publikuar për rastet e ngacmimeve seksuale në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” studentët ngurrojnë të flasin edhe ende e konsiderojnë si temë tabu.
“Çka kemi gjet në përfundim është thjesht nuk trajtohet ngacmimi seksual nëpër universitetet publike, apo më saktësisht, Rektorati në UP nuk asnjë rast që është adresua dhe e mohojnë si fenomen”, ka deklaruar Berisha në emisionin “Përballje”.
Ndërsa, Aulonë Mehmeti, aktiviste e cila për t’i turpëruar njerëzit që e kanë ngacmuar seksualisht në rrugët e Prishtinës ka filluar me një metodë duke publikuar fotot e xhirimet në Facebook-un e saj.
” Turpërimi publik është ndër mekanizmat që mund të funksionojë më së miri, për shkak se jemi vend i vogël edhe për shkak se turpërimi publik në këtë rast afekton drejtpërdrejtë familjet shqiptare dhe këtë mund ta shohë motra, gruaja apo nëna “, ka deklaruar Mehmeti.
Sipas saj ka pasur edhe kërcënime, nga njerëz të ndryshëm.
“Kam pas kërcënime edhe fizike, kanë tentuar me ma marr edhe telefonin”, ka deklaruar ajo
Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka thënë se ngacmimet seksuale janë problem në shoqërinë tonë dhe ato ndodhin në shumë vende por nuk ka mekanizma që rregullon raportimin e ngacmimit seksual
“Hulumtimi jonë ka tregu që mbi 48 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë përjetua ngacmim seksual ndërsa sa i përket lokacionit janë të gjitha vendet ku qytetarët janë pre e ngacmimit seksual, d.m.th nuk është ndonjë vend i caktuar, ajo mund të ndodhë në shkollë, në universitet, në vend të punës, në kafiteri, d.m.th në të gjitha hapësirat publike”, ka thënë Adelina Berisha.
Berisha përmendi se edhe një mangësi tjetër është te Kodi Penal i Kosovës që nuk e definon qartazi ngacmimin seksual, por e definon vetëm ngacmimin dhe e definon sulmin seksual.
Në anën tjetër, kapitene Tahire Haxholli, nga Policia e Kosovës thotë se në Kosovë ka raste të raportimeve dhe nuk mungojnë mekanizmat për raportim.
“Njëra ndër shkaqet është turpi nga ajo që i ndodhë, ndihet e turpshme, sepse etiketohet menjëherë, stigmatizohet menjëherë nëse ndodh te studentët ajo fajësohet që i ka ndodhë”.
Haxholli, tregon edhe kur një rast mund të definohet ngacmim seksual.
“Nëse të përcjellë, nëse të shan, nëse të prek,vetëm nëse të prek me qëllim atëherë edhe për këtë ka elemente të veprës penale, por edhe nëse tjetrin e shtyn ty me të prek, ose nëse ekspozohen pjesët e tij, nëse përmend fjalë nga goja e tij një pjesë të trupit të tij, d.m.th pjesë të trupit që dihet që janë edhe këto mundet me qenë arsye për ndjekje penale” , ka deklaruar Haxholli.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!