Në mungesë të ligjeve në Kosovë për pensionim të parakohshëm, mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të vijojnë punën. Hulumtues të kësaj çështjeje vënë në dukje se kjo situatë krijon pasoja të dyfishta, si për mësuesit po ashtu edhe për procesin mësimor.
Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kërkojnë krijimin e një ligji për pensionim të parakohshëm me 70 % të pagës, por një gjë të tillë nuk e ka lejuar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
Në Kosovë, janë 216 mësimdhënës të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda. Pavarësisht sëmundjeve ata detyrohen të dalin në punë, pasi nuk mund ta braktisin atë sepse mund të mbesin përveç punës edhe pa paga.
Njëra nga këta mësimdhënës është edhe Xhevahire Krasniqi, arsimtare e lëndës së matematikës.
“Është shumë e vështirë të marrësh kimioterapi dhe të kthehesh në shkollë, mua më ka rastisë, në maj unë jam prek nga kanceri më është dashtë me intervenu dhe pas dy javës të dal në shkollë edhe kur u preka për herë të dytë ishte muaji prill, isha në mes të përfundimit, është kompensu përmes kolegëve mirëpo jo në mënyrën profesionale”, tha ajo për RTK.
Në hulumtimin e organizatës “Çohu” për këtë çështje thuhet se në mungesë të ligjeve për pensionim të parakohshëm, këta mësimdhënës ose duhet të vazhdojë punën ose duhet ta ndërpresin dhe ta përfitojnë pension invaliditeti prej 90 eurove në muaj, me kushtin që Komisioni Mjekësor i Ministrisë së Punës vlerëson se tek ai është shfaqur paaftësia e plotë 100 për qind për punë.
Në këtë hulumtim vihet në dukje vazhdimi i procesit mësimor nga mësimdhënësit me sëmundje të rënda krijon pasoja të dyfishta si për mësuesit po ashtu edhe për procesin mësimor.
Kurse Besnik Boletini, gazetar/hulumtues në “ÇOHU” thotë se “ose duhet të marrin pension invaliditeti nëse konstatohet 100% që janë invalid, ose duhet të vazhdojnë punën ashtu, edhe pse shpesh mungojnë, ajo që është më e rëndësishmja nuk mund ta kryejnë punën e mësimdhënësit siç duhet dhe këtu pasojat barten tek nxënësit, sepse ka mësimdhënës që tash e 7 vite është në gjendje të rëndë, edhe sigurisht ata nuk mund të dhënë më të mirën e tyre për nxënësit”, tha ai.
Për mësimdhënësit me sëmundje të rënda, SBASHK-u dhe Ministria e Arsimit dhe Inovacionit kanë kërkuar që këta mësimdhënës të jenë në pension të parakohshëm me pagesë prej 70 për qind të pagës.
Ndërkaq Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut thekson se “shteti ynë duhet të ketë në mos diçka tjetër duhet ta ketë ndjenjën e humanitetit, është dhunim i personalitetit të mësuesit të obligohet, espe as nuk ka qare pa shkuar në klasë, të obligohet të shkojë për ta mbrojtur pagën të shkojë në atë gjendje në klasë, kur nuk mund të jep asgjë”, tha Jasharaj.
Por nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Inovacionit thuhet se një gjë e tillë nuk është mundësuar nga Ministria e Punës.
“MASHT ka kërkuar nga Komisioni për aprovimin e buxhetit komunal të arsimit që këta mësimdhënës të planifikohen në buxhet dhe të paguhen 70% të pagës. Por, Komisioni nuk e ka aprovuar këtë politikë, sepse kjo çështje është në kompetencën e MPMS”.
Mësimdhënësja Xhevahire Krasniqi kërkon që sa më parë të ketë një zgjidhje për këtë, që të paktën të trajtohet vetëm nga sëmundja që vuan e jo të stresohet edhe me mendimin se në atë gjendje duhet të vazhdojnë punën.
E nëse institucionet e Kosovës do të rregullonin me ligj, pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve më sëmundje të rënda, me 70 për qind të pagës, buxhetit të shtetit për një muaj, për këta 216 mësimdhënësi, do t’i kushtonte 88 mijë e 334 euro. Pensionimi i mësimdhënësve me sëmundje të rënda do të ishte 409 euro në muaj.
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
Komandanti i KFOR-it takon homologun e tij armen, fokus siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi
Përhapje virozash dhe raste të shtuara, mjekja tregon moshat e prekura me gjendje kritike
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri