Në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” arrestuan një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e drogës.
Në kuadër të operacionit “Savona” u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit J. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë, njofton policia.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/08/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































