Në kuadër të fazës së parë të projektit ''Ndërtojmë Ura'', në Kërçovë u mbajt punëtoria ''Shoqërim përmes lojës dhe dialogut'' ku janë përfshirë 20 fëmijë të bashkësive të ndryshme etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç në gjuhën e tyre amtare, fëmijët maqedonas, shqiptar, rom dhe turq, gjatë ndërveprimit kanë folur edhe në gjuhën angleze, si pjesë e idesë së zbatimit të shumëgjuhësisë, ndërkaq u përfshinë shkolla fillore nga Kërçova dhe Struga.


Në kuadër të projektit janë paraparë tre takime. Produkti i fundit i projektit - fjalori shumëgjuhësh do të prezantohet në Strugë./Telegrafi/