LAJMI I FUNDIT:

Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e video-inxhinierit të Al Jazeera

Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e video-inxhinierit të Al Jazeera

Televizioni Al Jazeera ka njoftuar se në sulmin izraelit në Jabali, janë vrarë 19-anëtar të familjes së njërit prej video-inxhinierëve të këtij mediumi Mohamed Abu Al-Qumsana.

Në këtë sulm është vrarë babai i Mohmaedit, dy motrat, tetë nipat dhe mbesat, vëllai i tij, gruaja e vëllait dhe katër fëmijët e tyre, kunata tjetër dhe daja, transmeton Telegrafi.

“I shprehim ngushëllime Mohamedit dhe familjes së tij dhe solidarizohemi me të në këtë momente pikëllimi, dhe bëjmë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi për këtë vrasje të pakuptimta të njerëzve të pafajshëm”, thuhet në kumtesën e televizionit.


“Këto krime të Izraelit kundër civilëve nuk duhet kaluar pa përgjigje dhe të përballen me drejtësinë ndërkombëtare”, u tha ndër tjera.

Në anën tjetër IDF-ja izraelite ka konfirmuar se ka bombarduar kampin e refugjatëve në Gazë, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 civilë.

E këtë sulm e arsyetoi se kishte goditur një objekt brenda të cilit gjendej njëri nga komandantët e Hamasit, të cilit ia zbuloi edhe identitetin dhe fotografinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
​Të paktën 30 të vdekur, shumë të bllokuar dhe miliona njerëz pa energji elektrike - ndërsa uragani Helena “kaloi përmes” juglindjes së SHBA-së

​Të paktën 30 të vdekur, shumë të bllokuar dhe miliona njerëz pa energji elektrike - ndërsa uragani Helena “kaloi përmes” juglindjes së SHBA-së

Amerika
Izraeli thuhet se shënjestroi liderin e Hezbollahut në një sulm ajror masiv kundër selisë së grupit në Bejrut

Izraeli thuhet se shënjestroi liderin e Hezbollahut në një sulm ajror masiv kundër selisë së grupit në Bejrut

Botë
Kalo në kategori