"Ne jemi Barcelona dhe duam kualifikimin" - Yamal me mesazh të qartë për Atletico Madridin

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dërguar një mesazh të qartë dhe të vendosur para ndeshjes vendimtare në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.
Pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë në shtëpi, Barcelona udhëton në Madrid me një detyrë të vështirë për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Yamal theksoi se skuadra është e vetëdijshme për peshën e ndeshjes, por motivimi brenda dhomës së zhveshjes është maksimal.
“Po, duam të shmangim atë që ndodhi në Kupë, por jo vetëm për këtë arsye. Barcelona për vite me radhë duhet të kishte qenë në Ligën e Kampionëve”.
❝ We’re a very young team and we’re all true Barça fans. We want to be in the semifinals again, and we’ll give everything for this badge. ❞
─ Lamine Yamal pic.twitter.com/5xYH5rtO2E
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 13, 2026
“Ne kemi dëshirë të madhe për t’u kualifikuar. Ne jemi Barcelona dhe duam të kalojmë më tej. Besojmë se mund ta bëjmë dhe do të japim gjithçka për ta arritur”, u shpreh Yamal.
Ai shtoi se ekipi duhet të ruajë identitetin e tij dhe të mos bjerë në panik pavarësisht disavantazhit.
“Mendoj se duhet të luajmë siç dimë, me intensitet, por pa e humbur stilin tonë. Ky është çelësi. Nuk duhet ta shohim përmbysjen si një mrekulli”, nënvizoi ai.
Lamine is speaking. Listen up. pic.twitter.com/5G3y5lcyZl
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 13, 2026
Barcelona kërkon një paraqitje të madhe në Madrid për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane, ndërsa Yamal mbetet një nga zërat më të fortë të optimizmit në kampin katalanas. /Telegrafi/





















































