“Udhëtimi ynë na çon sot te Hora e Arbëreshëve për të zbuluar traditat shekullore të Pashkëve”, shkruan gazeta italiane IlSicilia.it. “Kisha e Horës së Arbëreshëve ndjek ritet fetare greko-bizantine dhe festimi i Javës së saj të Shenjtë (Java e Madhe) tërheq çdo vit shumë turistë italianë dhe të huaj”!
Festimet për Pashkët nisin që më 25 mars dhe përfundojnë më 1 prill – të dielën e Shenjtë të Pashkëve ku mbahet mesha e celebruar nga peshkopi me ritualin e “tryezës së shenjtë” që ngrihet në qendër të apsidës.
Veçori e këtij riti është gjuha e përdorur: lutjet në greqisht, besimtarët përgjigjen në kor në greqisht dhe këndojnë këngët bizantine për të festuar ringjalljen e Krishtit.
Më pas vijon këndimi i Ungjillit në gjuhë të ndryshme.
Pas meshës së të dielës, është koha për paradën e grave me kostume tradicionale.
Rreth 300 gra veshin kostume tipike arbëreshe të shekullit XV dhe parakalojnë përgjatë rrugës ”Gjergj Kastrioti” drejt sheshit kryesor. Veshjet, një përzierje e vërtetë ngjyrash, janë unike në llojin e tyre dhe tërheqin vëmendjen e turistëve për bukurinë dhe origjinalitetin e tyre.
Çdo veshje ka veçantinë e saj: ka rrip, harqe, vello, kapele, të gjitha të bëra me materiale me cilësi të lartë dhe punë artizanale. Ngjyra më e zakonshme është e kuqja, e ndjekur nga jeshilja dhe vjollca.
Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve janë veshur në Pashkë. Në fund të paradës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.
Vezët e kuqe përfaqësojnë një traditë shekullore të Horës së Arbëreshëve dhe në përgjithësi të të gjitha komuniteteve lindore greko-bizantine dhe ritet ortodokse. Kuptimi i tyre është i thellë: ato shprehin jetën, pjellorinë dhe Ringjalljen e Krishtit. Përgatiten të shtunën e shenjtë nga familjet e vendit, u shpërndahen besimtarëve dhe turistëve të dielën e Pashkëve, pas paradës së veshjeve dhe përdoren gjithashtu për të dekoruar bukët e Pashkëve.
Në përfundim të ditës së madhe të Pashkëve, do të ketë momente argëtimi dhe relaksimi në “Teatro Diocesano”, të Horës. Në këtë eveniment do të marrin pjesë disa grupe arbëreshe siciliane, ku në program janë “Maarmagia” me tingujt tipike të ”blues” dhe ”rock and roll”, e cila do të pasohet nga “The Astice della Grotta”, që do të përfshijë audiencën me repertorin e tyre italian të viteve ’70 deri më sot.
Një shfaqje që do të mbyllë një javë plot tradita, histori, kulturë, e gjitha e jetuar me entuziazëm total nga komuniteti.
“Bukuria e veshjeve tona, simbol i bashkëjetesës dhe mbijetesës së kulturës dhe historisë që na paraprin”, shprehet Simona Scalia, Këshilltare për Turizmin në Hora, “është një trashëgimi e dhënë dhe e trajtuar me respekt të madh”!
”Veshjet tradicionale, të përdorura fillimisht si një veshje e përditshme ose për dasma, sot vishen si një shenjë e vërtetë e dallimit, prestigjit, krenarisë dhe përkatësisë. Në mënyrë të veçantë, parada e të dielës së Pashkëve është momenti në të cilin protagonistët kryesorë janë fustani i qëndisur me ar, bizhuteritë unike që e stolisin dhe atmosfera e shenjtë dhe solemne që merr frymë”, thekson ajo.
“Java e Shenjtë” e Horës së Arbëreshëve sapo ka marrë nga Ministria e Trashëgimisë Kulturore, Aktiviteteve dhe Turizmit përfshirjen prestigjoze në programin e ngjarjeve që janë pjesë e ‘Palermos, kryeqyteti italian i kulturës 2018’, duke pasur parasysh “vlerën historike, kulturore, artistike dhe turistike të Pashkës së Horës së Arbëreshëve”. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Gjurmët e periudhës së neolitit në Kosovë
Eggs Benedict

Kunata e Skënderbeut, e bija e Gjergj Arianitit: Angjelina e shenjtë e Serbisë

Vittore Carpaccio, piktori i veshjes arbërore!
Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët