Më në fund, Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk publikojnë për fansat një fotografi nga martesa

Pritja mori fund!
Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj, më në fund u dhanë fansave të tyre një pamje të shkurtër të martesës së tyre.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private, të mbajtur më 29 shtator.
Çifti shpallën fejesën e tyre në janar të këtij viti, gjersa pas nëntë muajsh vendosën të martohen.

"Më mori mua një minutë për ta marrë së bashku, por më në fund, për ata që e kanë kërkuar, një vështrim të vogël brenda ditës më të mirë të jetës sonë", ka shkruar Paltrow në Instagram.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, duke i komplimentuar dyshen për dukjen në dasmën e tyre.
Çifti duket të kenë qenë mjaft të lumtur dhe buzëqeshur në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































