LAJMI I FUNDIT:

Më në fund arrihet marrëveshja mes klubeve, Lautaro do të transferohet te Barcelona

Më në fund arrihet marrëveshja mes klubeve, Lautaro do të transferohet te Barcelona

Barcelona dhe Interi kanë arritur marrëveshje më në fund për transferimin e Lautaro Martinezit në Camp Nou.

Së paku kështu ka raportuar e përditshmja spanjolle Marca, që drejtuesit e dy klubeve kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Ylli argjentinas ka një klauzolë largimi nga Interi prej 111 milionë euro, shumë që Barcelona nuk ka mundësi të paguajë.


Marrëveshja mes palëve është arritur pasi Barcelona ka pranuar të paguajë një pjesë të klauzolës së lojtarit prej 60 milionë euro.

E pjesa tjetër prej 51 milionë eurove do të kompensohet me ndonjërin nga futbollistët katalunas që pritet t’i bashkohet Interit.

Gjiganti italian do të ketë në tavolinë emrat e gjashtë futbollistëve të Barcelonës ku mund të zgjedhë ndonjërin nga ta.

Nelson Semedo, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Carles Alena, Junior Firpo dhe Jean-Clair Todibo janë lojtarët që Barcelona i ka ofruar Interit të zgjedhë.

Neroazzurët pritet të marrin dy nga këta lojtarë për të arritur shifrën e 51 milionë eurove.

Dy drejtorët Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po diskutojnë me trajnerin Antonio Conte për lojtarët që do të marrin.

Besohet se në radhët e Interit do të kalojnë dyshja Nelson Semedo që vlerësohet rreth 35 milionë euro dhe Arturo Vidal që ka një vlerë prej 15 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori