LAJMI I FUNDIT:

“Ne duhet t’i përshtatemi epokës së re”- Diogo Jota flet për ndryshimet që po ndodhin tek Liverpooli

“Ne duhet t’i përshtatemi epokës së re”- Diogo Jota flet për ndryshimet që po ndodhin tek Liverpooli

Diogo Jota ka dhënë disa informacione për ndryshimet që po ndodhin tek klubi i Liverpoolit. Ai ka folur për sfidën me të cilën po përballet Jurgen Klopp teksa po përpiqet të krijojë një ekip të ri.

Jota ka shpjeguar se “The Reds” po evoluojnë për shkak të trajnerit.

“Këtë vit kemi bërë shumë ndryshime, veçanërisht në mesfushë. Kjo është një fushë shumë e rëndësishme në mënyrën se si luajmë. Ne gjithashtu transferuam shumë lojtarë për vijën e sulmit në dy vitet e fundit dhe mendoj se njerëzit dhe klubet duhet të zhvillohen”, ka thënë fillimisht Jota.


Liverpooli po bën gati një tjetër goditje të bujshme, 50 milionë euro për transferimin e francezit
Lexo po ashtu Liverpooli po bën gati një tjetër goditje të bujshme, 50 milionë euro për transferimin e francezit

“Normalisht, ajo që ndryshon më shume tek klubet është trajneri, por në Liverpool nuk është kështu dhe ne e dimë se Jurgen është njeriu i duhur dhe ka kapacitetin për të na çuar përpara”.

Portugezi thotë se tani kanë hyrë në një epokë të re, krejtësisht ndryshe nga ajo që Klopp gjeti tetë vite më parë kur erdhi në Angli.

“Tani është momenti kur ne kemi filluar me një ekip krejtësisht ndryshe nga ai tetë vjet më parë. Kjo është një sfidë për të dhe për ne. Ne patëm një start të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu”, u shpreh Jota.

De Zerbi vjen me një deklaratë interesante për Klopp: Një nga trajnerët më të mirë në botë
Lexo po ashtu De Zerbi vjen me një deklaratë interesante për Klopp: Një nga trajnerët më të mirë në botë

Liverpool tani është vetëm tre pikë prapa liderit Tottenhamit. Kjo është një shenjë se si ekipi po përshtatet dhe po përpiqet për të korrur sukses./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori