LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° partlycloudy_day

Në Ditën Botërore të Pastrimit realizohet aksioni i pastrimit në Liqenin e Vërmicës

Në Ditën Botërore të Pastrimit realizohet aksioni i pastrimit në Liqenin e Vërmicës

Komuna e Prizrenit, të premten, i është bashkuar nismës për shënimin e Ditës Botërore të Pastrimit me një aksion për pastrimin e hapësirave në brigjet e Liqenit të Vërmicës.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit në këtë rast janë grumbulluar dhe larguar mbeturinat, me pjesëmarrjen e akterëve të ndryshëm, raporton Telegrafi.


“Drejtoria e Shërbimeve Publike, organizoi sot aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën” pas thirrjes së OJQ “Let’s Do It”, që synon ndërmarrjen e disa veprimeve për pastrimin e lokacioneve ku janë krijuar pika ilegale të mbeturinave”, thuhet në njotim.

Aty sqarohet se përcaktimi për Liqenin e Vërmicës ka ardhur si rezultat i mbetjeve të shumta të plastikës.

“Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur si lokacion Liqenin e Vërmicës, një zonë ku pas një sezoni shumë të thatë janë grumbulluar shumë mbetje plastike, për shkak të prurjeve nga të gjitha vendbanimet nëpër të cilat kalon Drini i Bardhë”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është theksuar se me këtë rast janë vendosur edhe katër tabela me mbishkrimin “Ruaje Mjedisin” me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë për ruajtjen e mjedisit të pastër. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Magazina
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Kalo në kategori