Për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, AL TRADE realizoi aktivitetin simbolik në mbjelljen e fidaneve në Komunën e Drenasit.
Gjatë mbjelljes së fidaneve i pranishëm ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Ne me përkushtim dhe dashuri zotohemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë, duke planifikuar gjithmonë aktivitete në të mirën dhe mbrojtjen e mjedisit”.
“Falenderojmë Komunën e Drenasit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e kësaj iniciative”, thuhet në njoftimin e Al Trade.
Që nga fillimi i shënimit të ‘Ditës Botërore të Mjedisit’, në vitin 1974, kjo ditë sot festohet në më shumë se 100 vende dhe është ngjarja më e madhe vjetore për veprime pozitive mjedisore në botë.