Në ditën botërore të artit – Sislej Xhafa viziton Pejën për të planifikuar kreativitetin dhe frymën artistike

Sot, më 15 prill, në Ditën Botërore të Artit, artisti me famë ndërkombëtare, Sislej Xhafa, ishte i pranishëm në Pejë, ku u prit në kabinetin e Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri.
Në këtë ditë simbolike, u diskutua për rëndësinë që ka arti në jetën e njeriut, në zhvillimin e shoqërisë dhe për planet e përbashkëta në promovimin e krijimtarisë dhe shpirtit artistik në komunën e Pejës.
"Është dita e ngjyrave që flasin, e penelave që prekin shpirtin, e fjalëve që bëhen dritë në letër dhe e figurave që frymojnë mbi kanavacë" – u shprehën nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, që bashkë me Komunën vazhdon të jetë përkrahëse e vlerave të mirëfillta artistike.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe artistëve që përfaqësojnë denjësisht kulturën shqiptare në botë./Telegrafi/


































